Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Reagon FIFA, pasi Barcelona u pajtua për t’iu bashkuar Superligës Evropiane

Zhurnal Ads

FIFA ka thënë se nuk është në dijeni të çfarëdo marrëveshjeje që Barcelona t’i bashkohet Superligës Evropiane.

Presidenti i dorëhequr i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, tha të martën se klubi katalonas i kishte nisur procedurat për t’iu bashkuar kësaj gare të re, transmeton Gazeta Express.

Bartomeu dha dorëheqje të martën mbrëma, bashkë me bordin e drejtorëve, pas presionit të madh nga tifozët.

Bisedimet për krijimin e një gare të re të quajtur Superliga Evropiane, pjesë e së cilës do të ishin vetëm klubet e mëdha të ligave kryesore evropiane, janë në fazën fillestare.

Në një komunikatë për media, FIFA – organi qeverisës i futbollit botëror – tha: “FIFA nuk është në dijeni të çfarëdo marrëveshjeje”.

“Siç kemi thënë javën e kaluar, tema e ashtuquajtur ‘Superliga Evropiane’ shfaqet herë pas here dhe FIFA nuk dëshiron të komentojë më tej për këtë, duke qenë se ka institucione shumë të mira të futbollit për t’u marrë me të”, thuhet në reagimin e FIFA-s.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Spanja dhe Portugalia vënë kandidaturën për Kupën e Botës 2030

admin

Juventusi i Ronaldos e pret Barcelonën e Messit, formacionet e mundshme

admin

Trajneri i Man United: Kemi mundur të fitonim 12:4

E.E.

Handanovic e pranon: Inter s’e meritoi kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve

E.E.

S’ka futboll për Cristiano Ronaldon, do të qëndrojë në shtëpi

E.E.

Top 30 lojtarët që kanë përqindjen më të mirë të golave për ndeshje në histori të Ligës së Kampionëve

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...