Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Reagon Gjykata e Apelit pas protestës kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq

Gjykata e Apelit përmes një njoftimi për media thotë se ka përcjellë më vëmendje reagimet dhe shqetësimet që kanë ardhur pas publikimit të vendimit të kësaj gjykate, lidhur me rastin e të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq.

Në njoftim thuhet se duke parë kritikat e shumta dhe paqartësitë e krijuara rreth këtij rasti, e me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, kjo gjykatë e ndjen të nevojshme të jap këtë sqarim:

“I akuzuari D.T. ngarkohej nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 i Ligjit Penal të Jugosllavisë (LPJ) dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), neni 152.

Vepra e parë të akuzuarin e ngarkonte për plaçkitjen e sendeve të luajtshme. Vepra e dytë e ngarkonte për përdhosjen e kufomave që kategorizohet si veprim kundër dinjitetit njerëzor, e cila kategorizohet vetëm si veprim në protokollin 2 të Konventës së Gjenevës, por nuk parashihet si vepër e veçantë në kuadër të nenit 142 të LPJ, prandaj nuk mund të qëndroj si vepër e veçantë.

Është më rendësi të dihet se dënimi maksimal i paraparë me ligj është 20 vite, sipas ligjit penal të Jugosllavisë, ngase ai ligj ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, dhe si i tillë edhe sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet zbatuar ai ligj se është më i favorshëm për të akuzuarin”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se ” në rastin konkret gjykata e shkallës së parë kishte shqiptuar dënim përtej maksimumit të dënimit të paraparë me ligj, ndërsa në anën tjetër prokuroria nuk ka të drejtë as kushtetuese e as ligjore që të ngarkojë dikë me akuzë sipas ligjit më të pafavorshëm për të”.

“Po ashtu është obligim ligjor që gjatë matjes se dënimit, gjykata duhet të ketë parasysh minimumin dhe maksimumin e dënimit të paraparë për atë vepër penale, pastaj duhet të merr parasysh qëllimin e dënimit, parimet e përcaktuara në kod si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese në raport me veprën penale dhe të akuzuarin. Theksojmë se i akuzuari D.T. nuk ishte i ngarkuar as për vrasje, as për rrahje apo çfarëdo torture ndaj popullsisë civile, ashtu sikur mund të flitet, por vetëm për veprat që u theksuan më lartë.

Gjykata e Apelit, mirëkupton gjykimin kritik të palës së dëmtuar, por kujton se është për të bërë drejtësi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, pa dallime kombëtare, racore, etnike a fetare dhe larg çfarëdo paragjykimi”, vijon njoftimi.

Aktgjykimin e plotë të redaktuar mund ta gjeni KËTU.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet 2021, diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

T E

S’ka shpjegim pse u tërhoq urdhërarresti ndaj Radoiçiqit

T E

Osmani takohet me Lajçakun nesër

T E

Osmani dhe ambasadori turk flasin për krijimin e institucioneve të reja

S.B.

Drecun: Lajçaku po përpiqet të bjerë dakord për vazhdimin e dialogut

S.B.

Baraliu ka dhënë rezultatin “final” të deputetëve që do të kenë subjektet politike

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...