Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Reagon Glauk Konjufca tregon se pse u vaksinua Kurti dhe pse nuk e mori vetë vaksinën

Glauk Konjufca i ka reaguar deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili e pyeti atë se pse nuk e ka marrë vaksinën në cilësinë e u.d së presidentit njëjtë sikur kryeministri Kurti, raporton Express.

Konjufca tha se ka antitrupa pasi ka kaluar COVID-in dhe do ta harxhonte një vaksinë.

“Kryeministri e ka marrë vaksinën për të inkurajuar qytetarët që ta marrin atë. Një vaksinë ka qenë e mjaftueshme, për të mos e harxhuar vaksina, ka mjaftuar ta marr vetëm kryeministri dhe besoj që kjo ka qenë mesazhi i duhur politik. Unë kam antitrupa pasi e kam kaluar COVID-in dhe do ta harxhoja një vaksinë”, u shpreh Konjufca.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka pyetur në seancën e Kuvendit, pse nuk u vaksinua edhe Glauk Konjufca si u.d i presidentit njëjtë sikur ai.

“Do të ishte çështje interesante që edhe Konjufca të vaksinohej, ky proces ka mangësi nga organizimi i Ministrisë, ka interes të madh të qytetarëve kurse ata që shkuan u kthyen me kërkesën që të aplikojnë online”, tha Haxhiu.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...