Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Reagon Haradinaj-Stublla: Lëvizja e lirë nënkupton hapjen e urës së Ibrit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas letrës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dërguar kryeministrit Avdullah Hoti, ku i kërkon që presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq t’i lejohet lëvizja e lirë në Kosovë.

Haradinaj-Stublla përmes një reagimi në Twitter, ka shkruar se liria e lëvizjes nënkupton hapjen e Urës së Ibrit.

“Liria e lëvizjes, pikësëpari, nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit në Mitrovicë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ndryshe kryeministri Avdullah Hoti sot para mediave tha se kërkesat për hyrjen në Kosovë do t’i trajtojnë varësisht nga konteksti i ndjeshmërisë që mund të kenë.

Postime të ngjashme

Keqpërdorim të pozitës zyrtare, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit

Bekim Laçi

BE dhe SHBA-të intensifikojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Bekim Laçi

Von Cramon: Shpresoj Kurti të dëshmojë që e kupton rëndësinë e dialogut

Bekim Laçi

“Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh”

Bekim Laçi

​Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve në Hagë

Bekim Laçi

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...