Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Reagon Hoti: Nuk kam ofruar dorëheqje, lajmet janë të pavërteta

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë të pavërteta informacionet se ai ka ofruar dorëheqje.

Hoti ka thënë se me veprimet e tij ka dëshmuar gatishmëri për të ofruar zgjidhje për çështje të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta.Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19″, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka komentuar edhe zhvillimet e fundit nga Specialja.

“Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion”, thotë kryeministri Hoti.

Ndryshe, ditën e enjte analisti Astrit Gashi, ka deklaruar se ka informacione se kryeministri Hoti ka përmendur mundësinë e ofrimit të dorëheqjes.

“Ka informata që kryeministri Hoti ka përmendur edhe mundësinë e ofrimit të dorëheqjes. Është i gatshëm të jap dorëheqjen”, kishte deklaruar Gashi.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...