Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Reagon PZAP: Ankesat e bashkatdhetarëve vetëm përmes postës, e jo në mënyrë elektronike

Nëpër rrjete sociale është duke qarkulluar një njoftim jo zyrtar nga disa individë ku ju bëhet thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në mënyrë elektronike, në adresën zyrtare të PZAP-it [email protected].

Mirëpo kjo informatë është demantuar nga PZAP-ja, pasi sipas tyre votuesit që gjenden jashtë Kosovës mund të ankohen mirëpo vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande ,e jo në mënyrë elektronike.

Lexoni më poshtë reagimin e tyre të plotë:

Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuar nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it [email protected]

Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor,  mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande, e jo në mënyrë elektronike.

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar

www.pzap-ks.org

Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës. 

Postime të ngjashme

Vaksina ruse ‘Sputnik V’, problemi më i ri i Italisë

D V

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga zjarret në Turqi

D V

Erdogan: Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 14 zjarreve pyjore

D V

Zjarre në Itali, Spanjë dhe Turqi

D V

Ekspertët në SHBA rekomandojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19

D V

Në SHBA rekomandohet vaksinimi kundër COVID-19 i grave shtatzëna

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...