Agjencia Zhurnal.mk

Reagon Rrjeti i Grave të Kosovës: Të mos kthehet në rigjykim rasti i Pjetër Nrecajt

Prishtinë, 24 qershor – Zhurnal.mk – Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, për kthimin në rigjykim të rastit të Pjetër Ndrecajt.

RrGK në reagim thotë se Pjetër Ndrecaj, e ka bërë vrasjen me paramendim dhe se vendimi i Gjykatës Supreme për ta kthyer në rigjykim rastin është i padrejtë.

“Pjetër Nrecaj me paramendim, kishte privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij Valbona Marku-Nrecaj, si dhe vajzën e tyre. Madje, ai para se të realizonte vrasjen e paramenduar, kishte dërguar porosi telefonike kërcënuese ndaj tashmë të ndjerës, pas së cilave edhe kishte realizuar planin për ta vrarë atë. Ndaj të njëjtit, ishte shqiptuar edhe padia për mbajtje në pronësi, kontroll, dhe posedim të paautorizuar të armëve. Në momentin e ngjarjes, sipas dëshmitarëve, të pranishëm ishin edhe fëmijët tjerë të çiftit, të cilët po ashtu kanë mundur të pësojnë nga gjuajtjet e Pjetër Nrecajt. Për këto vepra, Gjykata e Apelit me të drejtë e dënoi atë me burgim të përjetshëm”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

Rrjeti i Grave tutje në reagim shton se rikthimi në gjykim i rastit Nrecaj ndikon në humbjen e besimit në sistemin e drejtësisë për viktimat potenciale të dhunës në familje.

“RrGK konsideron se kthimi në rigjykim për këto vepra ndikon drejtpërsëdrejti në humbjen e besimit në sistemin e drejtësisë për viktimat potenciale të dhunës në familje dhe familjarët e tyre. Dënimi i vrasësve, e veçanërisht i atyre që ligjërisht njihen si ushtrues recidivist të dhunës në familje, siç është rasti i Pjetër Nrecaj (ju rikujtojmë që i njëjti ka mbajtur paraburgim pasi që në prani të fëmijëve kishte ushtruar dhunë në familje ndaj tashmë të ndjerës) tregon se sistemi i drejtësisë mbron viktimat e dhunës në familje dhe se vrasja si pasojë e kësaj lloj dhune nuk tolerohet”.

Në gusht të vitit 2018 Pjetër Ndrecaj, ka vrarë bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ndaj tij në fillim ishte caktuar masa e burgimit prej 24 vjetësh, mirëpo pas protestave dhe reagimeve të shumta, Gjykata kishte marrë vendimin që Nrecaj të dënohet me burgim të përjetshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...