Reagon Spitali i Tetovës, largon familjarët që kujdeseshin për pacientët me Covid

Shkup, 12 shtator – Pas alarmit që është ndezur në publik se në Spitalin Klinik të Tetovës, me pacientët e sëmurë nga Covid-19 janë duke qëndruar edhe familjarët e tyre, mbrëmë kanë reaguar nga Spitali.

 

Janë larguar të gjithë familjarët që nuk janë të infektuar dhe po kujdeseshin për pacientët.

Njëri nga ata ishte edhe qytetari që është deklaruar para kamerës së TV21.

Ai brenda spitalit kishte bashkëshorten, por tani ka ardhur ta marrë nga Spitali, pasi këtë e kanë kërkuar nga udhëheqësia.

Ai ka thënë ky vendim ka ardhur pas deklaratës që e ka dhënë ai gjatë ditës.

“Po trajtimi mund të them se është asnjë far feje! Pacientët ruhen nga njerëz të tjerë, persona të familjes shumica, ka disa gjëra që nuk janë të mira, nuk bëhen siç duhet! Unë i kuptojë mjekët, edhe ata nuk kanë personel, por personel duhet të ketë deri sa i flasin fjalët, deri sa duhet të merret dikush nga familja ime, ne bëjmë veç përhapje, rrallë herë ka mbrojtje, nuk kanë mjete për t’i blerë, patjetër dikush t’i dërgojë”, ka thënë qytetari gjatë ditës.

Gazetari: Sot më 11 shtator, dita e shtunë, t’i ke person brenda që përkujdeset për familjarin.

“Po, po! Ka njerëz. Jo vetëm unë, por shumica, në përgjithësi, 100% të personave janë krejt me me përkujdesje të familjarëve”.

Se në Spitalet me Covid po qëndrojnë edhe persona të pa infektuar duke u kujdesur për të afërmit e tyre, është kuptuar edhe në ngjarjen tragjike të së mërkurës, kur flakët kanë shkrumbuar Qendrën Covid në Tetovë. Mes 14 viktimave, 2 prej tyre kishin qenë familjarë të pacientëve, shkruan TV21.

Related posts

Shtërbevska: Nëse nuk zbatohen reforma rrënjësore në gjyqësor, asnjë ndryshim tjetër nuk do të ketë kuptim

R Zh

MPJ: Flamujt në ambasada dhe misione në gjysmështizë, anulohen ngjarjet

D V

Plotësohen masat për organizimin e ndeshjeve sportive dhe ngjarjeve të tjera

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com