Reagon Zaev: Politikanët si te ne ashtu edhe në Bullgari janë më të arsyeshëm pas zgjedhjeve

Shkup, 3 tetor – Pas deklaratës së kryeministrit teknik bullgar, Stefan Janev se në dialogun me Maqedoninë nuk duhet të merremi me të kaluarën, por të gjejmë zgjidhje për të ardhmen, kryeministri Zaev sot tha se pas zgjedhjeve, dy vendet kanë mundësi të mirë që të gjendet zgjidhje për bllokimin e Bullgarisë ndaj eurointegrimet e Maqedonisë.

“Kur përfundojnë zgjedhjet, të gjithë politikanët edhe te ne edhe në Bullgari, gjithkundi, janë më të arsyeshëm dhe mbajnë përgjegjësi më shumë se sa para zgjedhjeve. Me zgjedhje të përfunduara te ne dhe në Bullgari, do të jetë arsye për të pasur mundësi të mirë. Arsyeja e dytë është se në dialig jemi në rrugë të mirë”, u shpreh Zaev.

Ndryshe, në Bullgari sivjet do të mbahen zgjedhjet e treta parlamentare më 14 nëntor, ndërsa Zaev pret që mesazhet pozitive të vazhdojnë edhe në Samitin BE – Ballkani Perëndimor që do të mbahet javën e ardhshme.

“Deklaratën e kolegut tim Janev e pranoj si të mirë dhe mesazh pozitiv. Të martën në Slloveni kemi takim me presidentin Radev, bashkë me përfaqësues nga BE, kryeministrin Jansha, të pranishëm në samit do të jetë edhe kancelarja Merkel, presidenti Macron dhe liderë të tjerë evropian”, tha Zaev.

Related posts

Krijohen vende të reja parkimi në Komunën e Çairit

Z H

Pajtim Thaçi: Pse Tetova nuk ka ujë?

Redaksia

Osmani përkujton Srebrenicën: Duke e mbrojtur të vërtetën, krijojmë një të sotme të drejtë (VIDEO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More