Agjencia Zhurnal.mk

Real Madridi arrin marrëveshje për blerjen e yllit brazilian për 30 milionë euro

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Flamengon për blerjen e talentit Reinier Jesus për 30 milionë euro, kur ai t’i mbushë 18 vjet më 19 janar.

Palët janë pajtuar për gjithçka dhe mesfushori i talentuar do t’i bashkohet gjigantit spanjoll këtë muaj, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi do të presë deri sa Jesus t’i mbushë 18 vjet për ta kompletuar transferimin, në mënyrë që ta shmangë çfarëdo shkelje të rregulloreve të FIFA-s për transferimin e lojtarëve nën moshë.

Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City dhe Paris Saint-Germain ishin në garë për brazilianin, po ashtu.

Real Madridi do ta paguajë klauzolën e lirimit në vlerë 30 milionë euro që Jesus e ka në kontratën e tij me Flamengon, e cila u ul nga 70 milionë euro sa ishte para se futbollisti të nënshkruante kontratë të re me klubin.

Jesus fillimisht do t’i bashkohet Real Castillas, ekipit të dytë të Real Madridit, dhe nuk do të kalojë drejtpërdrejt në ekipin e parë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...