Real Madridi i interesuar për transferimin e Cavanit

Klubi spanjoll, Real Madridit thuhet se po mendon transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani.

 

Sulmuesi uruguaian me përvojë po konkurron me portugezin Cristiano Ronaldo për një vend titullari dhe për minuta në Old Trafford.

Megjithatë, rikthimi i Ronaldos ka bërë që Cavani të ketë mundësi të limituara këtë sezon me Unitedin.

Minutat e paktë dhe lënia në bankë për shumicën e kohës mund të shtyjnë për një largim të Cavanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit El Nacional, Real Madridi po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Unitedit, Cavani.

Ndryshe, shumë legjenda të Unitedit kanë raportuar se ardhja e Ronaldos e ka bërë të palumtur uruguaianin dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.

Related posts

Ronaldo dëshironte transferimin te Man City

D V

Bonucci: Kjo ishte ndeshja më e zorshme në jetën time

D V

BKT Superliga vazhdon në mesjavë, përballje të skuadrave pretendente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More