Real Madridi interesohet për transferimin e yllit të Interit

nga D V

Qendërmbrojtësi i Interi, Alessandro Bastoni ka përfunduar si objektiv i madh i Real Madridit për afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit Fichajes, Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni.

Gjigantët spanjollë e kanë ndjekur qendërmbrojtësin italian prej disa vitesh dhe së fundmi kanë rritur interesin e tyre.

Los Blancos e shohin Bastonin si një përforcim afatgjatë në formacionin e tyre mbrojtës.

Ndërsa Interi heziton të ndahet me një nga lojtarët e tyre kryesorë, vështirësitë e vazhdueshme financiare mund ta detyrojnë klubin italian të konsiderojë shitjen e mbrojtësit të tyre të çmuar.

Vlerësimi i Bastonit në Transfermarkt qëndron te 75 milionë euro, por Interi vështirë ta lëshojë për këtë shifër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More