Real Madridi me ofertë formale për Mbappen te PSG në orët e ardhshme

Real Madridi është duke insistuar që të transferojë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain.

 

Los Blancos duan ta përforcojnë sulmuesin e tyre, andaj francezi është dëshira e tyre e madhe dhe e vetme.

Sipas asaj që raporton DeportesCuatro, Real Madridi do të bëjë ofertë formale për Mbappen te PSG në orët e ardhshme.

Lojtari është duke e kërkuar largimin nga Parku i Princave, përkundër transferimit të Lionel Messit në këtë muaj.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën tashmë i ka bërë me dije PSG-së se nuk do ta rinovojë kontratën dhe e dëshiron kalimin në Spanjë.

Por, dëshira e tyre e madhe për ta mbajtur atë në skuadër, por bënë që marrëveshja të jetë edhe më e vështirë.

Mbappe ka edhe një vit kontratë me parisienët dhe në verën e ardhshme, mund të largohet si lojtar i lirë.

Related posts

Rummenigge: Pa Messin, Barcelonës i ishte thyer shpirti

D V

Trajneri i Liverpoolit, Klopp nuk planifikon shitje të lojtarëve – tani për tani

D V

Ramos: Dua që Mbappe të qëndrojë, me të dhe Neymar mund të bëjmë gjëra të mëdha

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More