Agjencia Zhurnal.mk

Real Madridi shënon gola nga gjuajtja e lirë… pas 528 ditëve

Real Madridi më në fund e ka shënuar një gol nga gjuajtja e lirë, pas plot 528 ditëve.

Sergio Ramos shënoi gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në fitoren 2:0 kundër Real Mallorcas të mërkurën në La Liga, i cili është i pari për klubin pas 528 ditëve.

Madrilenët kanë dështuar të shënojnë nga goditjet e dënimit që prej se Cristiano Ronaldo u largua nga klubi, edhe pse në skuadër ende janë specialistët si Gareth Bale, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Ramos e theu akullin në stil, duke realizuar gol të jashtëzakonshëm, saqë e la portierin e Mallorcas të shtangur.

Dani Ceballos ishte lojtari i fundit i Real Madridit që shënoi direkt nga gjuajtja e lirë. Goli i tij erdhi në janar të vitit 2019 kundër Real Betis.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!