Agjencia Zhurnal.mk

Reali ankohet për orar, por pushon 26 orë më shumë se Barça

Përkundër që Real Madridi është ankuar zyrtarisht në La Liga lidhur me orarin e ndeshjeve të xhiros së 33-të dhe 34-të, të dhënat e publikuara nga Marca sugjerojnë se Los Blancos do të kenë 26 orë më shumë pushim sesa Barcelona.

Futbolli nuk ka as dy javë që është kthyer në Spanjë dhe tashmë kanë filluar ankesat mes Real Madridit dhe Barcelonës lidhur me gjyqtarët, VAR-in dhe orarin e ndeshjeve.

Përderisa ankesat e dy klubeve kanë gjetur përkrahje të madhe në mesin e tifozëve, statistikat dhe të dhënat e publikuara nga ky sezon tregojnë se në fakt Real Madridi do të pushojë më shumë sesa rivali për titull, Barcelona, deri në fund të xhiros së 35-të.

Asnjëri klub nuk do të kishte preferuar që sezoni 2019/20 të vazhdonte deri në korrik ose që të ketë ndeshje çdo 72 orë, ky është realiteti të cilin janë të detyruara ta respektojnë të dyja klubet për momentin.

Përhapja e virusit Covid-19 ka bërë që gara të mos jetë e mundur të përfundojë ashtu siç kishte filluar, pasi që masa të shumta është dashur të ndërmirren për ta ulur numrin e të infektuarve sa më shumë.

Nganjëherë klubet marrin më shumë orë pushim sesa tjerët para zhvillimit të ndeshjes vijuese, mirëpo kalendari i ndeshjeve është planifikuar në atë mënyrë që orari të jetë sa më i barabartë për të gjitha klubet.

Nëse shikohen statistikat, Los Blancos do ta arrijnë xhiron e 35-të të La Ligës me 26 orë më shumë pushim sesa rivalja Barcelona.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...