Rebelohen të burgosurit në Rusi – raportohet për viktima në burgun e rajonit në Volgograd

nga D V

Një grup të burgosurish kanë kapur pengje në një burg në rajonin e Volgogradit të Rusisë, kanë thënë media shtetërore.

Të paktën një anëtar i stafit të burgut është vrarë, por raportohet se numri i viktimave mund të rritet, raporton skynews.

Ata që mbahen peng janë punonjës të burgjeve dhe po merren masa për lirimin e tyre, tha shërbimi i burgjeve. Ai shtoi se ka “viktima”.

Të paktën tre të burgosur janë të përfshirë në sulm, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Burgu, i cili ndodhet në qytetin e Surovikino, është përcaktuar si një çeli penale e “regjimit të ashpër”.

Ka kapacitetin për të mbajtur deri në 1241 të burgosur meshkuj.

Ndryshe, në një prej qelive ruse ka vdekur edhe opozitari, Alexei Navalny.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More