Receta e Bounty nuk është më sekret! Ja si ta përgatisësh vetë

nga D. V.

Adhuruesit e kokosit mund të provojnë këtë recetë dhe do ngelen të kënaqur nga shija e saj

Përbërësit:

▪ 200 g kokos
▪ 100 ml ajkë të ëmbël
▪ 70 g sheqer pluhur
▪ 70 g gjalpë
▪ 200 g çokollatë për zierje

Përgatitja:

1. Qiteni në një enë kokosin dhe sheqerin pluhur dhe përzieni. Në tenxhere ngroheni ajkën e ëmbël dhe gjalpin në zjarr të vogël, derisa gjalpi në tërësi të tretet.

2. Lëreni që përzierja të ftohet, pastaj derdheni sipër kokosit dhe sheqerit pluhur. Ngjisheni derisa të bëhet masë e fortë. Përbërjen e përgatitur mund ta formësoni në dy mënyra: mënyra e parë dhe më e lehtë është që të rrafshohet në tepsi, si për bajaderë.

3. Mënyra e dytë është që me duar të formoni shtanglat, të cilat i radhisni në folie alumini. Pa marrë parasysh se cilën mënyrë e keni zgjedhur, të lehtën apo të vështirën, është e nevojshme që përbërjen ta lini në frigorifer që të forcohet.

Shijojeni

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More