Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Reçica takon tre kandidatët e PDK-së për deputetë nga diaspora

Departamenti për Diasporë në PDK, mbajti takim me tre kandidatët për deputetë të PDK-së nga diaspora.

“PDK-ja nuk është e vetmja parti që përgjatë qeverisjes së saj ka pasur edhe gabime, por është e vetmja e cila gabimet e saj i ka pranuar. Rikthimi i fuqishëm i PDK-së në diasporë, paraqet përmirësimin e një gabimi të tillë”, tha Elmi Reçica, drejtor i departamentit për diasporë në PDK. Ai në vazhdim u uroi suksese të tre kandidatëve nga diaspora për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Haki Morina falënderoi për punën e Departamentit për diasporë, e cila sipas tij ka rikthyer PDK-në fuqishëm pranë gjithë qytetarëve tanë atje.

“Me dëshirë kam ardhur nga Nju Jorku për t’i bërë shërbim PDK-së. Shteti ynë nuk e ka luksin të lëvizë majtas, pasi ai nuk mund të zhvillohet e rimëkëmbet me politika të tilla”, tha Arben Dautaj, kandidat i PDK-së nga Nju Jorku. Ndërsa Ibrahim Ceka, në fjalën e tij tha se ne kandidatët do të jemi zë i fuqishëm dhe urë lidhëse mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe diasporës.

Në fund të takimit, të tre kandidatët, bashkë me departamentin e PDK-së për diasporë, ju bën ftesë të gjithë qytetarëve tanë jashtë vendit të votojnë në mënyrë masive për PDK-në, sepse vota e tyre është votë për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e shtetit.

Postime të ngjashme

Çitaku e tronditur: Duriqi një prej gazetarëve më të guximshëm në Kosovë

S.B.

53 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

S.B.

Fjalimi shqip në Parlamentin serb, Vulin: Kamberin dua ta krahasoj me Esat Pashën, jo me Shaban Polluzhen që ishte vrasës

S.B.

Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, KQZ: Ja arsyet

S.B.

814 gjoba anti-COVID të shqiptuara në 24 orët e fundit

S.B.

PE: Njihni Kosovën, Komisioni i Jashtëm kërkon edhe liberalizimin e vizave për qytetarët

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...