Reeker: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare

nga Xh M

Uashington, 27 shkurt – Ish-ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Philip Reeker ka komentuar vizitat e kryeministri Hristijan Mickoski në Uashington dhe mundësinë e investimeve amerikan në vendin tonë.

Reeker për “Zërin e Amerikës” thotë se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara në skenën ndërkombëtare. Ne kemi qenë të angazhuar në të kaluarën dhe do të jemi në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, më e rëndësishmja, përmes shumë administratave.

Mendoj se është e mrekullueshme të shohësh se kryeministri Mickoski, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore që kur ai dhe qeveria e tij morën pushtetin, ka krijuar marrëdhënie kaq të mira dhe solide me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë, natyrisht, edhe administratën e saj në Uashington”, tha Reeker.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More