Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Reforma në arsim miratohet jashtëzakonisht përmes procesit publik dhe të hapur

Zhurnal Ads

Shkup, 13 janar Zhurnal.mk – Edhe Qeveria edhe MASH-i mbesin në qëndrimin se reforma do të miratohet jashtëzakonisht përmes procesit publik, të argumentuar, kritik dhe të hapur, sepse në bazë të kësaj reforme janë pikërisht mendimi kritik, kuptimi dhe pranimi i zgjidhjeve të ndryshme, por të argumentuara mirë.

Ky është përfundimi pas prezantimit të sotëm të bazave të reformës në arsim para kryetarit të Qeverisë së Zoran Zaevit dhe anëtarëve të kabinetit të kryeministrit  që e bënë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe anëtarët e Grupit punues për reforma në arsimin fillor.

Kryeministri Zaev, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, në takim ka theksuar se Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Grupi punues mbesin në qëndrimin që t’i inkurajojnë   të gjithë të interesuarit të përfshihen në debatin publik, të kontribuojnë me propozime të tyre, sugjerime, komente dhe kritika përmes pjesëmarrjes aktive në debatet publike vijuese të MASH-it, si dhe me dërgimin e propozimeve me shkrim deri te ministria kompetente dhe byroja për Zhvillim të Arsimit.

Ai shprehu mbështetje për nevojën e reformave të programeve arsimore, duke u përqendruar në nevojën e arsimit bashkëkohor dhe cilësor si parakusht për përparim ekonomik dhe për transformim shoqëror të bazuar në vlera.

Në prezantim vëmendje e veçantë u është kushtuar fakteve të cilat flasin për nevojën e reformave në arsim pa vonesë siç janë nota e dobëta për arsimin tonë në testimet ndërkombëtare të nxënësve, rezultatet dhe mendimet e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore për programet arsimore, si dhe mendimi i prindërve dhe të mësimdhënësve dhe para së gjithash mendimet e nxënësve.

Nga analizat të cilat janë përdorë është konfirmuar se nevojitet arsim të cilin nxënësit e përjetojnë si një edukim të dobishëm dhe interesant, e jo të vështirë dhe të mërzitshëm, arsim i cili i mëson fëmijët të mësojnë përmes kuptimit dhe mendimit kritik personal, e jo “përmendësh”.

Gjatë debatit lidhur me prezantimin e bazave mbi të cilat po hartohen reformat në arsim, kryeministri Zaev dhe minsitrja Carovska potencuan se kjo Qeveri reformat i zbaton përmes parimit “pranojmë diskutim të hapur”, kundrejt parimit “refuzojmë ndryshime”.

Është biseduar se me konceptin e ri për çdo fëmijë në shtet do të jenë në dispozicion modele pozitive dhe bashkëkohore të të mësuarit të cilat për momentin mund t’i lejojnë vetëm një pjesë e qytetarëve.

Në takim u theksua se tashmë kanë arritur propozime cilësore të cilat Komisioni i punës i merr parasysh dhe një pjesë e tyre do të pranohen.

Gjatë diskutimit për nevojën e reformave në arsim u theksua se inspirimi duhet të jetë një nga mendimet e revolucionarit të shquar maqedonas Goce Dellçevit i cili ka thënë “Revolucioni i popullit është në mendje dhe zemër” të cilin ai e kishte si udhërrëfyes edhe në kohën e veprimtarisë së tij mësimore.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shqiptarët 18 përqind? Akademiku Zeqiri i përgjigjet Apasievit me fakte

T E

Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë dhjetëra “institucione fantome”

R ZH

Ke nevojë për punë? Shko në Prespë dhe mblidh mollë, ja kushtet

T E

Për shkak të Covid-19 “Sfida e re për të rinjtë në RMV, OWLYPIA-The Intellectuals’ Challenge 2020”, raundi lokal do të zhvillohet më 28-29 nëntor

E.E.

Musliu: Nuk janë marrë miliarda që të ndahen kupona

T E

Zikov: Dënimi me kusht për Janakieskin është për një temë të çuditshme

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...