Maqedoni

Reforma në arsim, shqiptarët ende mësojnë në kushte të këqija!

Zhurnal Ads

Shkup, 22 nëntor, Zhurnal.mk – Vendimi i Ministrisë së arsimit për shkollimin fillor është përshëndetur nga punonjësit e arsimit, por ata menjëherë e theksuan se reformave duhet t’u paraprijë një studim i thellë duke filluar nga rikualifikimi i kuadrit mësimor, përpunimi i teksteve shkollore, si dhe përgatitjen e një plan-programi kompaktibil me realitetin e botës elektronike në botë.

Me reformat e prezantuara në fushën e arsimit parashikohet të pësojë programi mësimor në arsimin në ciklin e ulët fillor, ku fillimisht parashihet shkurtimi i lëndëve mësimore si dhe orari mësimor. Gjithashtu parashihej që nxënësit nga klasat e para të kenë vetëm katër lëndë mësimore, Gjuhën amtare, Gjuhën angleze, lëndën Bota rreth nesh, si dhe lëndën e Artit që përfshinë edhe Muzikën dhe Edukatën fizike. Risi tjetër ishte edhe ajo se nxënësit e ciklit të ulët të arsimit fillor, nuk do të jenë të angazhuar me detyra shtëpie, por të gjitha detyrat do të realizohen brenda orëve të mësimit, kurse një orë parashihet të zgjasë 55 minuta duke pasur dhe nga 15 minuta pushim brenda orëve mësimore.

Por, kjo reformë aspak nuk është realizuar, e sidomos në komunat me popullsi shqiptare. Në sistemin arsimor problemet dhe defekte janë shumë të mëdha, duke filluar nga tekstet shkollore, kushtet në shkolla, implementimi i programeve mësimore si dhe projekteve, të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e fëmijëve. Mësuesit ankohen se reformat duhet të përmbajnë dhe krijimin e kushteve të barabarta si në shkollat maqedonase, ashtu edhe në ato shqipe, pas në një paralele në gjuhën shqipe janë minimum 30 nxënës, kurse në ato maqedonase mezi arrin numri në 20 nxënës në një paralele.

Postime të ngjashme

Editorial: Qeveria të ndërtojë rrugët për Kosovë e Shqipëri, qytetarëve u ka ardhur në maje të hundës!

Z H

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Këshilli i Prokurorëve Publik sot do të zgjedhë zv.kryetarin e ri

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...