Reforma në Drejtësi/ Manja garanton mbështetje për homologen e Kosovës, Albulena Haxhiu

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në Ministrinë e Drejtësisë, homologen e Kosovës Albulena Haxhiu.

 

Ai tha se Reforma në Drejtësi dhe sfidat në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe në Kosovë ishin temat kryesore që diskutuam së bashku.

“Në këtë takim, theksova se Reforma në Drejtësi ka shkëputur ndikimin e politikës dhe të çdo aktori duke siguruar që gjykatësit dhe prokurorët si dhe institucionet e reja të punojnë në pavarësi dhe të jenë të mbrojtur nga ligji. Gjithashtu diskutuam për shkëmbimin e përvojës si dhe arritjet dhe sfidat, me të cilat përballen sistemet në të dy vendet kur Reforma në Drejtësi dhe vazhdimi i procesit të Vetingut mbeten përparësi”, tha ai.

Po ashtu, Manja e garantoi homologen për mbështetjen e plotë si dhe gatishmërinë për të ofruar kapacitetet dhe praktikat e Shqipërisë në reformën më të rëndësishme në vend, atë në Drejtësi, për peshën që zë drejtësia dhe kuadri tërësor ligjor për bashkëpunimin e ndërsjellë, përfshi shkollimin e magjistratëve si pjesë e përpjekjeve për përafrimin e legjislacionit dhe eurointegrimin.

Related posts

Shqipëria u prek ndjeshëm nga pandemia COVID-19, por iu përgjigj fuqishëm krizës

D V

Kush janë dy avokatet që fundosën Rovena Vodën

D V

Zgjedhjet e 30 qershorit, pyetjet që Kushtetuesja do t’i drejtoj Venecias

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More