Agjencia Zhurnal.mk

Reforma në gjyqësor, nën hijen e korrupsionit

Shkup, 5 dhjetor, Zhurnal.mk – Duke shikuar edhe disa nga reformat me të cilat është lavdëruar qeveria, duket qartë se kjo e fundit ka dështuar të implementojë ndonjërën prej këtyre refromave. Ata vetëm se kanë krijuar strategjinë se si do të duhet t’i zhvillojnë këto reforma, por pa arritur t’i dalin në fund thuajse asnjërës prej tyre, shkruan Zhurnal.mk.

Edhe pas gati tre dekadash nga pavarësia, Maqedonia nuk ka arritur të bëhet shtet i së drejtës, në të cilin mbizotërojnë ligjet. Problemi kryesor për këtë situatë është mentaliteti dhe mungesa e vullnetit politik për ndërtimin e institucioneve të forta.

Reforma për sektorin gjyqësor të cilën e përmend qeveria, është një nga kriteret kryesore të cilën e kërkon edhe BE-ja, por që në fakt nuk arrin asesi të implemetohet nga moskoordinimi i përbashkët mes partive politike si rezultat i skandaleve të njëpasnjëshme me çështjen e korrupsionit. Në kuadër të reformave në gjyqësor, është edhe debati i fundit që po zhvillohet për Ligjin e prokurorisë publike, ku arrestimi i prokurores speciale Katica Janeva ka bërë që përplasjet mes dy blloqeve politike të ashpërsohen dhe thellohen edhe më shumë.

Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të miratohen ligje reformuese me marrëveshje politike, me amnisti, me disa koncesione dhe formohen dispozita, ligje që në fund nuk zbatohen.

Administrata publike, ende si në kohën e Gruevskit

Ndër reformat kryesore që priteshin të ndodhin ishte edhe reformimi i administratës publike, që nënkuptonte zvogëlim të administratës aktuale, ndryshim të ligjit për administratë më efikase si dhe jopartizim të saj. Qeveria dështoi në implementimin e kësaj reforme pasi nuk arriti të sjell ligjin për administratë me të cilin do të kishte kritere të reja se si duhet të funksionojë administrata, të largohen në sektorin privat personat të cilët ishin joadekuat në vendet e punës, të rriten pagesat ndaj administratorëve dhe të gjendet zgjidhje për administratorët që në mënyrë partiake janë të kyçur në punë ose vazhdojnë të punojnë ende për interesat e ngushta partiake.

Pjesë e kësaj reforme ishte edhe sistematizimi i rreth 1500 administratorëve, që kryesisht janë shqiptarë të punësuar nëpërmjet Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes e Ohrit, e të cilët ende qëndrojnë nëpër shtëpi pa pasur mundësi të vendosen nëpër institucione përkatëse.

Çështje kyçe në këtë reformë është edhe përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në rrafshin horizontal dhe vertikal në të gjitha institucionet shtetërore, duke pasur parasysh se në disa prej tyre dyert e shqiptarëve ende mbeten të mbyllura.

Franca kërkon reforma thelbësore dhe jo sipërfaqësore

Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier vazhdimisht ka theksuar se nevojiten reforma thelbësore dhe cilësore, jo vetëm kuantitative. Profesionalizimi i administratës, duhet të jetë në gjendje të kundërtën nga ajo e që vazhdimisht po partizohet. Ai shtoi se reforma e administratës publike është pjesë shumë e rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Ambasadori francez thekson se edhe për kundër vlerësimi të mirë të vendit në raportin e KE-së, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë në mënyrë aktive në reforma thelbësore dhe të ballafaqohet me korrupsionin që është veçanërisht i dukshëm në administratë. Në periudhën e fundit, ambasadori francez ka dërguar shumë mesazhe mbi atë se çfarë duhet të bëjë vendi për të marrë më në fund një datë për negociata në tetor, pasi Franca bashkë me Holandën janë dy vendet të cilat kundërshtojnë zgjerimin e BE-së, e që nënkupton një “jo” për Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.mk.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...