Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorët takojnë Lulzim Bashën dhe anëtaret e Këshillit Politik

Një takim do të zhvillohet këtë të martë mes zv/ambasadores amerikane Leyla Moses Ones, ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, ambasadorit britanik Duncan Norman, dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 15:00 në selinë blu, ku do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Politik.

Kujtojmë që sot do të mbahet mbledhja e Këshillit Politik, ku opozita ka kërkuar paprekshmërinë e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes.

Në letrën që opozita e bashkuar i nisi dje Gjiknurit u theksua gjithashtu se kërkohen lista 100 për qind të hapura dhe rishikim i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 25 prillin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Postime të ngjashme

Edi Rama: Partia Socialiste merr 74-78 mandate

N E

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

Basha: Rama e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim!

N E

ish-ambasadori Islam Lauka: Shqiptarët nuk kanë fuqi për tu bashkuar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...