Agjencia Zhurnal.mk

Reforma zgjedhore, Selmani: Listat e hapura shpresëdhënëse

Shkup, 20 shtator – Riaktualizimi i debatit për reformën zgjedhore midis forcave politike në vend për ekspertin juridik Bashkim Selmani mund të jetë shpresdhënës e veçanërisht për sa u përket listave të hapura. Sipas tij me sistemin e listave të hapura qytetarët nuk do të jenë të detyruar të votojnë vetëm për partitë, por do t’u mundësohet që të zgjedhin edhe brenda një force politike atë që mund t’i përfaqësojë më mirë.   

“Është propozim për ta pranuarqë do të thotë se do t’i jepet rasti atij që ka profesionalizëm dhe konkurenca të jetë transparente gjë që deri më tani i ka munguar si partive politike ashtu edhe vetë institucioneve dhe shtetit dhe në këtë rast pra hapet një garë e re dhe është mundësi që çdo njëri që ka ruajtur dinjitetin individual dhe profesional do t’i jepet rasti. Deri më tani këto rrethana nuk kanë mundësuarqë njerëzve të përgaditur profesionalisht dhe të dinjitetshëm kanë qenë nën ombrellën e individëve se cili ka qenë më i fuqishëm për të bërë veprime të ndryshme që ne si opinion dhe qytetarë i njohim.”, tha Bashkim Selmani, ekspert juridik.  

Megjithatë Selmani për TVM 2, thotë se kujdes të veçantë duhet kushtuar numrit të njësive zgjedhore. Me një njësi zgjedhore sipas tij, përfaqësimi i shqiptarëve mund të mos jetë i drejtë. Për këtë reformë,  ai pret të hapet debat publik.   

“Në bazë të njohurive që disponojmë në një njësi zgjedhore nuk do të ishte e favorshme për komunitetin shqiptar,  për arsye se do të kthehet një monopolizim i votës së përgjithshme e cila do të ishte e disfavorshme, prandaj do të jetë mirë që të qëndrohet dhe njësitë mund të reduktohen. Por në asnjë mënyrë shqiptarët nuk duhet të pranojnë një njësi zgjedhore dhe pjesa tjetër do të ishte shumë më e matur dhe të hapet debat dhe të diskutohen këto çështje dhe cila do të ishte më e favorshme.”, tha Selmani.  

Sipas Selmanit, mund të gjendet model që do të kënaq edhe përfaqësimin e subjekteve të vogla politike në kuvend. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...