Editorial Opinion TOP LAJM

Editorial / Reformat në BFI tanimë po zbatohen në praktikë

Zhurnal Ads

Më 27 maj të vitit 2020, Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame – BFI, zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur për shkarkimin e Rexhepit dhe caktoi myftiun e Gostivarit, Shaqir Fetahu, si ushtrues detyre deri sa të përgatiten kushtet e reja për zgjedhjen e kryetarit të ri.

EDITORIAL – AGJENCIA E LAJMEVE FLAKA

Ashtu siç e parasheh kushtetuta e BFI, me dy të tretat e votave të riasetit të BFI-së u sollë vendim që të shkarkohet Sulejman Rexhepi si kryetar i BFI-së dhe në vend të tij si ushtrues detyre të vijë Shaqir Fetahu deri në zgjedhjet e ardhshme, e gjithë kjo konform Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së.

Bazuar në Kushtetutën e BFI, në aktet normative që dalin nga e njëjta si dhe Ligjin për pozitën juridike të bashkësisë fetare dhe grupit religjioz të Maqedonisë së Veriut, Fetahu në mënyrën më të mirë të mundshme menaxhoi situtatën duke krijuar kushte për zhvillimin demokratik dhe transparent të procesit zgjedhor brenda institucional. 

Gjashtë muaj pasi u shkarkua Sulejman Rexhepi, ashtu siç kishte paralajmëruar ushtruesi i detyrës,  Shaqir Fetahu në BFI në mënyrën më transparente u shpallën zgjedhjet brenda këtij institucioni, dhe tashmë në mënyrën më demokratike janë zyrtarizuar më tepër se një kandidaturë për të parin e këtij institucioni. 

Kreu i BFI i hapur me mediat 

Brenda gjashtë muajve, nën drejtimin e Shaqir Ef. Fetahut në BFI ra qetësia dhe u shuan skandalet brenda këtij institucioni. 

Dy javë pasi u caktua në detyrën e re, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, me datë 16 Qershor mbajti takimin e parë me gazetarët.

“Institucioni ynë ndien obligim fetarë, moral dhe ligjor që t’i respektojë rregullat e transparencës dhe në çdo moment dhe në çdo rast t’u mundësojë informacione burimore përfaqësuesve të mediave”, theksoi Fetahu.

Duke u mbështetur në transparencë të plotë, siç tha Fetahu, ky institucion gjithmonë ka pasur dhe do të ketë një qëndrim të barabartë ndaj të gjitha mediave, vendase apo të huaja.

Fetahu u zgjedh anëtar i plotfuqishëm i Këshillit Botëror Bashkësive Islame 

E brenda kësaj kohe, saktësisht me 7 Shtator, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Shaqir ef. Fetahu u zgjodh anëtar i Këshillit botëror të bashkësive islame me seli në Abu Dabi në emiratet e Bashkuara Arabe, duke e sjellë BFI në pozicion të barabartë me Bashkësitë Fetare Islame të shteteve të tjera të Botës. 

Fetahu u zgjodh anëtar i plotfuqishëm i Këshillit botëror në bazë të punës dhe kontributit të tij në përhapjen dhe zhvillimin e islamit dhe kulturës islame në përgjithësi dhe në mbështetjen e besimtarëve myslimanë.

Këshilli botëror i bashkësive myslimane e thekson edhe angazhimin e tij si njeri i parë i Myftinisë së Gostivarit në 18 vitet e kaluara në organizim të jetës fetare, kthimin e pronave të vakëfit dhe krijimin e kushteve të reja dhe institucioneve për organizimin më të mirë të jetës fetare.

Fetahu, veprimtarinë fetare e fillon në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, më pas ka qenë imam, mualim, mësues në medresenë “Isa Beu”, anëtar i Këshillit themelues të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, drejtues i trupave të BFI-së dhe Rijasetit. Ai është nismëtar edhe për formimin e shkollës fetare për vajzat në Gostivar, ndërsa shquhet edhe si interpretues dhe lexues i shkëlqyer i Kuranit. Ka qenë pjesëmarrës në më shumë konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Si autor dhe publicist i ka publikuar gjashtë libra dhe mbi 300 shkrime të publikuara në vend dhe jashtë vendit. Fetai është fitues i më shumë mirënjohjeve dhe dekorimeve nga institucione ndërkombëtare dhe shtetërore.

BFI e hapur për diplomatët e huaj të akredituar në RMV

Emërimin në krye të BFI të Shaqir ef Fetahu e përshëndeti Asambleja Botërore e Rinisë Muslimane Anëtare e organizatave jo qeveritare në Kombet e Bashkuara.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame me seli në Mekke, Dr. MOHAMMAD ABDULKARIM ALISSA, i uroi detyrën e u.d. Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, duke i dëshiruar suksese në punën e tij dhe duke treguar gatishmërinë e bashkëpunimit në mes Ligës Botërore Islame dhe Rijasetit të BFI-së, në interes të përbashkët për çështjet e muslimanëve në shtetet ballkanike.

Për kaq kohë sa BFI drejtohet nga Shaqir Ef. Fetahu, u bë qendër e vizitave të ambasadorëve të huaj të akredituar në Shkup. Shaqiri realizoi takime me dhjetëra ambasadorë, ndër to edhe drejtuesit e ambasadave të Shqipërisë, Britanisë së Madhe apo vizita e Atasheut të Ambasadës Turke në RMV. 

Brenda kohës, kreu i BFI realizoi takim me anëtarët e GESAB Academy of Science – Austria, në përbërje prej z. Shaban Jashar dhe z. Mesut Koxha.

Gjatë shtatorit, Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqi ef. Fetai, në shoqërinë e Myftiut të BFI Kumanovë H. Abedin ef. Imeri dhe Drejtorit të Sektorit për Marrëdhënie me Botën Arabe pranë BFI H. Ismet ef. Ademi, sipas protokollit zyrtar të vizitës së tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe, u pritën nga udhëheqësit e Qendrës për Organizimin e Garave Ndërkombëtare të Hifzit dhe Leximit të Kur’anit Famëlartë.

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut H. Hfz. Shqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Myftiu i BFI Kumanovë H. Abedin ef. Imeri dhe Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me Botën Islame pranë BFI H. Ismet ef. Ademi, të Hënën më 14.09.2020, realizuan takimin e parë zyrtar në Emiratet e Bashkuara Arabe me Kryetarin e Këshillit Botëror tê Komuniteteve Muslimane Botërore Dr. Ali Rashid En Nuajmi.

Po ashtu, Delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame që gjatë muajt Shtator ishte në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe në udhëheqjen e Kreut të BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të Muftiut të BFI Kumanovë H. Abedin ef. Imeri dhe H. Ismet ef. Ademi, Drejtor i Sektorit për marrëdhënie me Botën Arabe pranë BFI, të mërkurën, më 16.09.2020, patën një takim shumë të rëndësishem me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe në Abu Dhabi, z. Abdulkadër Mehmedi.

Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriu, të udhëhequr nga Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili në shoqërinë e Myftiut të BFI Kumanovë H. Abedin ef. Imeri dhe Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me Botën Islame pranë BFI H. Ismet ef. Ademi, të martën, më 15.09.2020 realizuan takimin e dytë me Këshillin Botëror të Komuniteteve Muslimane në Dubai me personalitetet eminente të tij: Dr. Nasir Muhamed Arif – Këshilltari i parë i Kryetarit të Këshillit dhe Z. Hasan El Merzuki – Drejtor ekzekutiv.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në vizitë Nënkryetarin e ALKIG-ut Komunitetit Shqiptar pranë Bashkësisë Islame të Austrisë de njëherit Imam i mirënjohur i Qendrës Kulturore Islame “Ikre” në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, z. Usame ef. Alimin. Në këtë takim, Reisin e shoqëronte Myftiu i nderuar i Myftinisë së BFI Strugë, Mr. Salim ef. Sulejmani.

Vizita dhe investime në Myftinitë e BFI 

Brenda këtyre gjashtë muajve, BFI nën drejtimin e Shaqir Fetahut ngriti në nivelin më të lartë bashkëpunimin me Myftinitë, duke i vizituar thuajse të gjitha ata. 

Brenda kohës u inaiguruan objekte fetare dhe u ndërmorën hapa për mbrojtjen e pronës së BFI. 

Kështu, Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ishte pjesë e aktit të hedhjes së gurthemelit të një objekti historik, ku dikur njihej si i vetmi vakëf i qytetit të Strugës, në qendër të këtij qyteti.

Gjatë shtatorit, në fshatin Jançe të Komunës Mavrovë – Rostushë, i cili është një nga fshatrat më të bukur e piktoresk të këtij rajoni, me një solemnitet modest u hodh gurrthemeli i xhamisë së re të këtij fshati. E gjatë muajt Gusht, në mënyrë solemne u inaugurua Xhamia e Re në fshatin Gornjan – Komuna e Vapçishtit. 

Krahas aktiviteteve brenda vendit, Shaqiri u kujdes edhe për organizimin fetar të muslimanëve tanë jashtë vendit, siç ishte bashkëpunimi i ngushtë me Qendrat Islame në Gjermani, Austri, Zvicër e Itali. 

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, së fundmi, ka dënuar sulmet terroriste në Vjenë dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave. Në një postim në rrjetet sociale Kreu i BFI ka thënë se muslimanët e Maqedonisë së Veriut ndajnë dhimbjen me familjet e sulmit në Vjenë. 

Menaxhimi me Pandeminë 

“Pritja dhe dëshira jonë është që BFI si një institucion serioz të merret si qendër referimi për të gjitha institucionet e tjera. Besoj se ky institucion do të jetë shumë serioz në përmbushjen e shërbimeve të pritura dhe në mënyrë shumë dinjitoze do të luajë rolin e bartësit të paqes, prosperitetit, unitetit dhe solidaritetit në këtë vend”, ishte kjo një nga deklaratat e para publike të kryetarit në detyrë të BFI-së, Shaqir Fetahu. 

Derisa shumë institucione u tkurrën në përballje me pandeminë, Bashkësia Fetare Islame me në krye, Shaqir Ef. Fetahu lujatën rol pozitiv në gjithë këtë situatë, duke mbajtur gjallë organizimin e jetës fetare, por pa cënuar shëndetin e besimtarëve.  

Fal një organizimi të mirë, Xhamitë vijuan ritualet fetare duke repsektuar masat kundër pandemisë dhe duke vendosur regulla brenda objekteve fetare. 

Postime të ngjashme

Jankullovska ka ikur nga Maqedonia sikur Gruevski, ja çka shkruajnë portalet maqedonase

R ZH

Sa është e suksesshme strategjia shtetërore kundër Covid-19?

XH,I

Quçukov: Me bllokadën Sofja shkakton ndjenja antibullgare dhe izolohet në BE

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...