Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Reformat në gjyqësor, Maksuti: Ligje ka, mungon vullneti politik

Shkup, 6 shtator – Mungesa e vullnetit politik është fajtore për stërzgjatjen e procesit të reformimit dhe pastrimit të gjyqësorit. Kështu vlerëson profesori universitar Mersim Maksuti, sipas të cilit ligjet në vendin tonë nuk janë problem, pasi që në 90% të rasteve ato janë të harmonizuara me BE-në.

Duke marrë parasysh përpjekjet e mëhershme për pastrim të gjyqësorit, Maksuti thotë se do të duhet të shqyrtohet edhe modeli me të cilit do të realizohet ky proces.

“Ne si vend kemi bërë reforma në gjyqësi në kuptimin e legjislacionit kemi nxjerr ligje dhe ligje të mira, të cilat kanë qenë të sugjeruara të harmonizuara me BE-në, por këtu mungon vullneti politik për zbatimin e ligjeve konkret në praktik” – tha profesori universitar, Mersim Maksuti.

Maksuti thotë se është koha e fundit që qeveria e Zaevit të merret seriozisht me reformat në gjyqësor.

“Kjo është koha e fundit që në mënyrën më serioze dhe më të shpejtë dhe urgjente t’u hyjë reformave të gjyqësisë sepse funksionimi i shtetit juridik, kthimi i sundimit të së drejtës kthimi i besimit të institucionit të këtij vendi varet në rradh të parë nga gjyqësori dhe nga të gjitha organet e drejtësisë” – u shpreh Maksuti.

Sipas Maksutit reformat janë të pashmangshme nëse Maqedonia synon të bëhet pjesë e familjes evropiane, ndërsa pikërisht reformat në sistemin gjyqësor do të përcaktojnë dhe dinamikën e hapërimit të Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandimin e emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...