Refuzim që të regjistrohen, deri tani nuk është dënuar asnjë qytetarë

Shkup, 14 shtator – Që nga fillimi i regjistrimit e deri më sot nuk është dënuar asnjë qytetarë që ka refuzuar të regjistrohet.

 

Siç bëri të ditur drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski personat që kanë hezituar të regjistrohen, janë bindur më vonë që të bëjnë këtë.

Njoftoi se deri më tani nuk është shqiptuar asnjë dënim.

“Numri i refuzimeve është i vogël, por nuk e kam numrin e saktë. Pres sot t’i sigurojë për ditët paraprake. Por, do të përsëris një punë tjetër, aty ku kemi refuzim në fillim, shkojmë përsëri dhe flasim me ata persona. Shkon instruktori ynë shtetëror, shkon anëtari i komisionit për regjistrim dhe deri tani ata persona janë bindur që të regjistrohen. Ende nuk zbatojmë dënime dhe shpresojmë se kjo nuk do të ndodh deri në fund të regjistrimit, dhe se do të arrijmë që t’i bindim këta persona se ajo fushatë që është kundër realizimit të regjistrimit, në thelb është sistem i dezinformatave dhe qëllimi është krejtësisht tjetër, dhe ajo çfarë duam ta arrijmë”, tha Simovski, transmeton TV21.

Related posts

Zaev realizoi takim me drejtorin e “Egzit” dhe me investitorët amerikan nga industria me kanabis mjekësor

D V

Protestë e vreshtarëve në Negotinë

D V

Zaev, Rama dhe Vuqiç sot dhe nesër në Shkup në kuadër të Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More