Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup për shkak të garës “I pari në majë”

Shkup, 16 maj 2021 (MIA) – Për shkak të mbajtjes së garës sportive – rekreative “I pari në majë” sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup.

Gjatë kësaj, traseja e paraparë e lëvizjes së garës së çiklizmit, e cila fillon në orën 9:45, është para Muzeut  të qytetit të Shkupit – rruga “Shën Cirili dhe Metodi”, majtas pas bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit”, në vazhdim të bulevardit “Nëna Terezë”, majtas pas rrugës “Todor Aleksandrov”, në vazhdim të rrugës lokale për Vodno të Mesme deri në majë të Vodnos – “Kryqi i Mileniumit”, ndërsa traseja e lëvizjes të alpinistëve fillon prej para SH.F. “Koço Racin”, në bulevardin “Nëna Terezë”, drejtë rrugës “Todor Aleksandrov” dhe te rruga “Salvador Alende”, djathtas, pas shtigjeve malore drejtë Vodnos së Mesme, nga Vodnoja e Mesme drejtë majës së Vodnos.

Në periudhën e theksuar derisa mbahet gara, komunikacioni do të rikahëzohet përgjatë rrugëve anësore.

MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë nëpër rrugët në të cilat do të zhvillohet gara.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...