Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Lidhur me deklaratën e djeshme të kryetarit të Odës së Maqedonisë-Veriperëndimore se mbi 4000 kompani janë mbyllur në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, sot Regjistri Qendror doli me kumtesë në të cilën thekson se të dhënat me të cilat disponon tregojnë se viti 2020 është në suaza të mesatares si në raport të kompanive të sapokrijuara, ashtu edhe në raport me kompanitë e mbyllura.
Nga të dhënat për tre vitet e fundit që Regjistri Qendror i ka publikuar sot mund të vërehet se në vitin 2020 sipas të gjitha bazave janë fshirë 6.214 firma, derisa në vitin 2019 – 7243 firma, ndërsa në vitin 2018 – 6864 firma.
Në vitin 2020 janë krijuar 7077 firma, derisa në vitin 2019 – 7810 firma, ndërsa në vitin 2018 – 7378 firma.