Agjencia Zhurnal.mk

Regjistri qendror shënon 18 vjet ekzistim

Shkup, 27 janar – Zhurnal.mk – Regjistri qendror sot shënon 18 vjetorin e fillimit me punë. Gjatë 18 viteve të kaluara, ky institucion është shndërruar në organizatë me orientim tërësisht servisor, duke kaluar proces të modernizimit dhe digjitalizimit të pothuajse të gjitha shërbimeve.

Në shënimin e përvjetorit, sipas paralajmërimeve nga institucioni, krahas drejtoreshës Marija Boshkovska – Jankovski, do të mbajnë fjalime edhe ministrja e Financave, Nina Angellovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Frenk Janmat, ndërsa do të ndahen edhe pllakata për bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet.

“Nevoja për dërgim të mesazhit të ri ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve u imponua si e domosdoshme, ndërsa për këtë RQ u bë me logo të re të modernizuar”, theksojnë mes tjerash nga Regjistri qendror.

E gjithë kjo, shtojnë paraqet proces evolutiv 18 vjeçar, gjatë të cilit, mesazhi ndaj shfrytëzuesve shënon zhvillim progresiv të këtij institucioni. /Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...