Regjistrime në fakultetet e Universitetit Kiril dhe Metodi

Shkup, 31 gusht – Për kandidatët të cilët rangohen vetëm sipas suksesit në arsim të mesëm, sot dhe nesër është afati i parë i paraqitjes për regjistrim në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” – Shkup.

 

Për ata të cilët janë ranguar sipas suksesit të shkollës së mesme dhe sipas kontrollit të njohurive dhe aftësive, paraqitja ishte ë 26 dhe 27 gusht.

Gjithsej 10.678 vende janë të lira për vitin e parë të studimeve në fakultetet e Universitetit të Shkupit në vitin shkollor 2021/2022.

Sipas Konkursit që UCM e publikoi në qershor, në kuotën e rregullt, të cilët financohen nga buxheti i shtetit, ka vende për 5247 studentëve dhe ata do të paguajnë taksë shkollore prej 200 eurosh. Për studentë të rregullt të cilët do t’i bashkëfinancojnë studimet janë 4366 vende të lira ndërsa 1065 janë për studime jo të rregullta. Kompensimi për studime në këto dy kategori është 400 euro.

Konkursi i UCM përmban informacione për pikët nga suksesi në arsimin e mesëm dhe të maturës shtetërore dhe për kriteret dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim.

Afati i dytë për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim në UCM është 16 dhe 17 shtatori, ndërsa i treti më 28 shtator 2021.

Related posts

Jakimovski do të kandidojë në Karposh

Redaksia

Sot regjim i posaçëm në Shkup, disa rrugë do të jenë të pakalueshme

D V

Pahor: Duhet kompromis i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More