Agjencia Zhurnal.mk

Regjistrimet në shkollat e mesme, më të preferuara gjimnazi dhe mjekësia: Nevojitet program në nivel republikan

Shkup, 25 maj – Edhe përkundër  thirrjeve dhe fushatës të cilën e organizoi MASH, në drejtim të prezentimit të ofertave të reja për shkollim të mesëm profesional si e ardhme e sigurtë në tregun e punës,  semimaturantëve sic duket nuk ju bëri përshtypje që sivjet të ndryshojnë qëndrimin sa i përket preferancave për vazhdimin e shkollimit të mesëm më ndryshe nga vitet e tjera.   Semimaturantët  që i anketoi TVM 2,  ende vazhdojnë të parapëlqejnë  gjimnazin dhe shkollën e mesme të mjekësisë. Këto drejtime ofrojnë perspektivë dhe janë më atraktive si profesione, shprehen semimaturantët.   

“Mendoj ta zgjedh shkollën e mjeksisë Pançe Karagjozov sepse më pëlqen shkolla e mjeksisë si profesion”.“Preferoj të shkoj në mjekësi sepse më pëlqen më shumë drejtimi dhe më shumë më tërheq”.“Mendoj të regjistrohem në Pançe Karagjozov ,sepse më pëlqen më shumë mjekësia dhe stomatologjia si drejtim”.“Kam zgjedhur shkollën profesionale për arkitekturë sepse ka lëndë zgjedhore që më pëlqejnë në këtë drejtim”.“Unë do regjsitrohem në shkollën e mesme Zef Lush MARKU sepse mendoj se është zgjidhje e mirë dhe dua të vazhdoj në fakultet pastaj”.“Do të regjistrohem në Gjimnazin Zef Lush Marku dhe do zgjedh  drejtim matematikor”, shprehen nxenesit.  

Drejtori i Sh.F – Penko Enis Memeti, për TVM2  thotë se rolin kryesorë duhet ta kenë prindërit, jo me imponim  në përzgjdhjen e drejtimit, por të luajnë rolin e informimit.  

Kjo mund të ndodhë vetëm nëse prindërit filliimisht  i heqin paragjykimet për shkollat e mesme profesionale, sepse ato më nuk duken ashtu siç kanë qenë para 15 viteve.    Për këtë mund të arrihet sukses  vetëm përmes përpilimit të një programi në nivel republikan.  

“Duhet të  bëhet një program në nivel republikan sepse nuk kanë mendim të mirë prindërit dhe nxënësit për shkollat profesionale nga e kaluara ,sepse tani shumicën e Zvdrejtorëve në shkollat profesionale i njoh dhe i kam vizituar vet  janë kushtet fenomenale  për të mësuar nxënësit tanë, mirëpo duhet të bëjnë cmos që të fshihet e kaluara para 15 vieteve prindërve ju ka ngel në memorien  e tyre si kanë qenë ato shkolla dhe është më rëndë të vendosin për ato shkolla”, theksoi drejtori i SH.F Petar Zdravkovski Penko, Enis Memeti.  

Për regjistrimin e maturantëve në shkolla të mesme këtë vit janë paraparë 35 mijë e 690 vende të lira.   Prej tyre 18 mijë e 365 vende janë paraparë  për arsimin profesional ndërsa për në gjimnaze  janë parashikuar 10 mijë e 713 vende të lira.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...