Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Regjistrimi / ASH-AAA dorëzon 200 amendamente, do të shqyrtohen vetëm tre

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka dorëzuar 200 amendamente në Komisionin për Çështje Evropiane në lidhje me Propozim-Ligjin për ndryshime të Ligjit për Regjistrim të Popullsisë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme deputet të partive politike BDI, VMRO DPMNE, LSDM dhe e Majta votuan nevojën e shtyrjes së Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, ndërsa në këto momente është caktuar seancë e Komisionit për Çështje Evropiane.

Nga 200 amendamentet e opozitës shqiptare, vetëm tre i plotësojnë kushtet formale sipas Rregullores që të shqyrtohen në Komisionin për Çështje Evropiane, tha kreu i komisionit Arbër Ademi.

Sipas tij arsyeja është se në amendamentet e tjera është shkruar se janë dorëzuar nga një grup deputetesh por është nënshkruar vetëm një deputet. Halil Snopçe, ASH AAA Shihet qartë se ka një lojë për të diskredituar opozita dhe që ajo të mos jetë e kyçur në këtë proces. Qeveria nuk ishte e interesuar që ky ligj të miratohet dhe ne e kuptuam që kur ligji sillej.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...