Shkup, 18 qershor – Provimet pranuese në shkollat e mesme dhe në universitete shkaktojnë stres tek nxënësit që duan të vazhdojnë ciklin arsimor. Stres shtesë shkakton edhe dëshira dhe beteja për t’u regjistruar në shkolla më të njohura dhe elite. Kështu vlerëson psikologu Mirosllav Pendarsovski, sipas të cilit po që se do të kishim një arsim cilësor në shkollimin fillor dhe atë të mesëm, nuk do të paraqitej nevoja për kontroll shtesë dhe selektimin e nxënësve për të vërtetuar që njohuritë që kanë fituar nxënësit janë legjitime.
“Duhet të kihet kujdes në zgjidhjet sistematike të arsimit fillor dhe të mesëm. Nëse përmirësohet kjo cilësi në këto 4, gjegjësisht 8 vite dhe kjo përfshinë çështje komplekse nga aspekti i përgatitjes së kuadrit arsimor, ndërgjegjësimit të nxënësve, roli i prindërve etj, ndoshta kjo formë e testimit dhe stresi para testimeve do të zvogëlohet. Vlerësoj se cilësia e kuadrit arsimor dekadave të fundit ka shënuar rënie.”, – deklaroi psikologu, Mirosllav Pendarovski.
Paraqitja e parë elektronike e nxënësve për t’u regjistruar në shkolla të mesme do të jetë nga 20 deri më 25 qershor 2024 deri në ora 15:00. Ndërsa regjistrimi i dytë do të jetë më 1 dhe 2 korrik. Regjistrimi do të realizohet përmes linkut në portalin për shërbime elektronike euslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit në shkollat e mesme përmes llogarive personale.