Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Regjistrimi i popullësisë, Analistët: Të aplikohet modeli amerikan

Zhurnal Ads

Shkup, 29 shtator, zhurnal.mk – Regjistrimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut është bërë problem kryesor që po e përcjell çdo qeveri në dy dekadat e fundit. Përpjekjet për të pasur regjistrim, ku do të dihet sa është numri i popullatës, sidomos i bashkësive etnike, nuk po realizohet për shkak të presionit politik që ndodh vazhdimisht në të dy kampet, shqiptare e maqedone. Procesi edhe pse duket i thjeshtë, për këdo që nuk është i involvuar në këtë problematikë, në Maqedoninë e Veriut është tepër i komplikuar sepse vetë Kushtetuta ka definicione të përqindjes, qoftë në përdorimin e gjuhës por edhe në përdorimin e të drejtave të bashkësive etnike. Qeveria aktuale, do të duhet të marr guximin dhe të përfundojë këtë proces, ashtu siç është më së miri dhe për këtë në prill të vitit të ardhshëm po planifikon të realizojë regjistrimin e popullsisë.

Ky operacion i lënë pas dore dhe që ka krijuar një kaos dhe paqartësi statistikore në vend më në fund pritet të realizohet dhe se për këtë ka folur edhe kryeministri Zoran Zaev.

“Regjistrimi do të kryhet në vitin 2021. Pikë. Ne e anuluam në vitin 2020 për vitin 2021, pas kërkesës së opozitës, para se të shfaqej Kovid-19. Regjistrimin mund ta kryejmë në Prill. Ajo punohet sipas standardeve dhe menaxhimit të Eurostat. Atë e realizojnë institucionet, në vendin tonë është Zyra shtetërore e statistikave”, deklaroi Zaev.

Edhe përkundër paralajmërimit të kreut të Qeverisë, deri tani nuk ka nismë zyrtare në Kuvend për miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë në prill të vitit 2021.

Regjistrimi i prillit do të jetë i bazuar në terren, me një përdorim të kombinuar të të dhënave të regjistrit. Maqedonia nuk është ende e gatshme, në vend të regjistrimit, për të mbledhur të gjitha të dhënat përkatëse nga shteti përmes institucioneve shtetërore sepse ato nuk janë plotësisht funksionale. Një sistem i tillë u prezantua për herë të parë nga Danimarka, por u pranua gjithashtu në Islandë, Itali, Finlandë, Hollandë dhe Suedi. Në një kohë kur kemi regjistra të dobët shtetërorë, a do të jetë i plotë ky regjistrim? Komuniteti i biznesit ka kohë që kërkon një inventar urgjent. I planifikuar për në prill të vitit të ardhshëm.

Kreu i Entit Shtetërore të Statistikave, Apostoll Simovski thotë se nevoja për të kryer një regjistrim është urgjente, sepse të gjitha sondazhet statistikore janë nga sondazhet e regjistrimit të fundit, i cili ishte në vitin 2002.

“Rezultati rezulton vetë kur llogaritet si tregues të caktuar për frymë, për shembull BPK për frymë banori, nivelet e lindjeve, vdekshmëria, etj. Sepse ne nuk kemi një regjistrim për një kohë të gjatë, dhe vlerësimet që ne bëjmë bazohen në të dhëna administrative dhe nuk tregojnë gjendjen reale të popullsisë, për shkak se ka një mungesë migrimi, ka një mungesë emigrimi jashtë vendit, e cila për fat të keq është e vështirë ose më saktësisht e pamundur të monitorohet statistikisht. Dhe kështu që ne aktualisht ndajmë me një popullsi më të madhe një të dhënë të caktuar për të marrë një tregues, i cili është në thelb më i ulët se vlera reale e këtij treguesi, thotë Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetërore të Statistikave.

Analisti politik, Selim Ibraimi ka theksuar se modeli më i mirë për regjistrimin e popullësisë do të ishte ai amerikan, pasi përfshinë të gjitha grupet etnike , fetare dhe formulari është tepër i lehtë për tu plotësuar dhe në brendi shteti dhe të gjithë agjencitë qeveritare dhe jo qeveritare mund të marrin informacione për grupet etnike, demografi, gjendjen sociale dhe shumë të dhëna të tjera.

Ai tregon përvojën e tij kur është regjistruar në SHBA, ku në kolonë ka figuruar shtetësia, etnia dhe raca.

“Në Maqedoninë e Veriut tentohet të fshihet numri i një grupi etnik dhe diaspora nuk lejohet të regjistrohet. Të gjithë shtetasit e MV-së që janë të lindur dhe kanë kartë identefikimi të MV-së duhet të regjistrohen dhe të hynë në databazën e shtetit. Përndryshe nëse qeveria e Zaevit, bashkë me Ahmetin do të bëjën regjistrimin politikë ditore, ky regjistgrim nuk do të jetë real dhe në kundërshtim më të drejtat themelore. Qeverai dhe agjencia e statistikës duhet që tani të shoh modelet e huaja dhe të nisë me punë pa humbur kohë në interpretime ideologjike e etnike. Unë vetë jam regjistu në SHBA, është shtetësia në kolonë dhe është etnia dhe raca”, ka deklaruar për ZHurnal, Selim Ibraimi, analist.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Bashkim Selmani për Zhurnal thotë se është një ndër dilemat bazë, gjithë qytetarëve në Maqedoni është dhe çështja që deri më tani Maqedonia ka bërë një shkelje flagrante, qoftë në nivelin e brendshëm, qoftë në nivelin e jashtëm me mosregjistrimin e popullësisë.

“Sa i përket komunitetit shqiptarë, dihet se vet themeltia e shtetit është bërë në kurriz të shqiptarëve në aspektin juridik si shtet kur u formua Maqedonia dhe në atë periudhë kohore shqiptaret ishin jashtëzakonisht të anashkaluar, edhe pse cilësoheshin si minoritet, por minoritet me nocion ofendues dhe kjo na u desht neve shumë kohë për të arritur atë qe e kemi prej elementit të pozitës gjeografike. Këtu qëndron dhe problemi që vet Maqedonia nuk e njeh shtetësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve. Këto dilema dhe strategjia që e ben shteti, është për anashkalim të shqiptarëve dhe shpeshherë këtë anashkalim e ndihmojnë edhe përfaqësuesit tonë nga neglizhenca ose mosorganizimi”, ka deklaruar për Zhurnal, Bashkim Selmani, profesor universitar.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi ka nxitur debate mes dy etnive më të madha, shqiptarëve të cilët pretendojnë të jenë në numër më të lartë se 25 për qind, dhe maqedonasve, të cilët pretendojnë se numri i shqiptarëve është më i ulët se ai në regjistrimin e vitit 2002, prej 22.17 për qind.

Postime të ngjashme

Takimi Mickoski-Lamert: Vazhdon bashkëpunimi me Fondacionin “Konrad Adenauer”

T E

Tetovari që i’a dha arkën me flori Ismail Qemalit për Shqipërinë e Pavarur

T E

Shoferët skeptik për masën 50% të udhëtarëve

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...