Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë në prill të vitit 2021

Shkup, 15 shtator, zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do të sillet ligj për regjistrimin e popullsisë.

Ai tha se ligji do të pësojë ndryshime në krahasim me ligjin paraprak, i cili hyri në procedurë kuvendare, ndërsa parashihet që regjistrimi të mbahet në prill të vitit 2021, një vit para zgjedhjeve lokale.

“Kemi përcaktim të fuqishëm dhe marrëveshje në koalicion për zbatimin e regjistrimit në vitin e ardhshëm. Kjo në fakt është edhe pjesë e marrëveshjes në mes partnerëve të koalicionit. Ligji u miratua në Kuvend para zgjedhjeve, ndërsa do të ketë ndryshime në afatet”, tha Mariçiq.

Ai u shpreh i bindur se deri në fund të vitit do të miratohet ligji, në mënyrë që në prill të vitit 2021 të zbatohet regjistrimi.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...