Regjistrimi i popullsisë, Nuhiu thirrje mërgimtarëve

Shkup, 26 korrik – Është ngritur kapaciteti I punonjësve në drejtorinë e gjendjes civile me qëllim që qytetarët të kryejnë kërkesat e tyre sa më shpejtë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin që do të kryhet në shtator.

 

Deri më 30 shtator do të zgjatë procesi I regjistrimit të popullsisë në RMV, prandaj zv.ministri I drejtësisë Agim Nuhiu ka apeluar mërgimtarët që tashmë ndodhen në vendlindje të kryejnë regjistimin e fëmijëve që kanë lindur gjatë kësaj periudhe.

“Unë apeloj deri te mërgimtarët që ndodhen në vendlindje të mund të bëjnë regjistrimin e fëmijëve të cilët kanë lindur përgjatë kësaj periudhe, që të mund të sigurojnë numër amë dhe më pastaj ti regjistrojnë gjatë procesit të regjistrimit”.-, ka bërë të ditur Agim Nuhiu, zëvendësministër i drejtësisë

Për shkak të pandemisë shumë mërgimtar nuk kanë vizituar vendlindjen në periudhën e kaluar dhe përshkak kërkesave së shtuar zv.ministri thotë që janë ngritur të gjithë kapacitetet e punonjësve në ministrinë e drejtësisë, gjegjësisht drejtorinë e gjendjes civile me qëllim të kryhen kërkesat e qytetarëve.

Related posts

Raporti i 24 orëve të fundit në Maqedoni: 29 viktima, 561 të infektuar

Redaksia

Thirrje publike për asistent digjital për lehtësim për qasje në programet për ndihmë ekonomike shtetërore

Z H

Jep dorëheqje drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More