Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

REGJISTRIMI I POPULLSISË/ VMRO-DPMNE kërcënon me 10 mijë nënshkrime! A është frika nga rritja e numrit të shqiptarëve?

Shkup, 25 janar – Opozitarja VMRO-DPMNE do të përdorë të gjithë mekanizmat institucionalë për të parandaluar Regjistrimin e popullsisë. Nga kjo parti për Zhurnal thonë se operacioni, i cili duhet të jetë statistikor, është jashtëzakonisht i politizuar, dhe i bëjnë thirrje Presidentit Pendarovski të mos e dekretojë Ligjin për Regjistrim të miratuar ditë më parë nga shumica parlamentare me mbështetjen edhe të opozitës shqiptare.

“Ky regjistrim është jashtëzakonisht i politizuar dhe është vetëm një përfundim që çonë në të, a është një operacion statistikor dhe jo politik. Epo pse është e nevojshme një nënshkrim i dyfishtë për të konfirmuar një operacion statistikor? Pra, padyshim që kemi është politizimi i procesit. Në këto momente të para, është detyrimi ynë që të përpiqemi të përdorim të gjithë mekanizmat institucionalë për të parandaluar këtë regjistrim”, thonë për Zhurnal nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti paralajmërojnë se do të fillojë mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për anulimin e Ligjit për Regjistrimin. Siç deklarojnë nga “Pallati i Bardh”, qytetarët kanë të drejtë të vendosin nëse do t’ua hapin derën regjistruesve, ndërsa shtojnë se qeveria tashmë ka rënë dakord për përqindjet e rezultatit të regjistrimit.

Për LSDM-në, lëvizjet e VMRO-DPMNE-së janë dëshmi e sjelljes shkatërruese dhe anti-shtetërore. “Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme ata të rishikojnë vendimet e tyre për mbledhjen e nënshkrimeve për shkak të sjelljes shkatërruese dhe thirrjes për mosrespektim të ligjit të regjistrimit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë dhe për krijimin e politikave të mëtejshme, veçanërisht në lidhje me ekonominë”, ka deklaruar Marija Georgievska nga LSDM.

Në anën tjetër lideri i partisë më të madhe shqiptare në pushtet Ali Ahmeti ka deklaruar se në Regjistrimin e prillit do të regjistrohet çdo banorë i lindur në Maqedoni. “Sa i takon regjistrimit, ka pasur debate, edhe debate publike. Është një ndërmarrje statistikore, nuk është një ndërmarrje politike dhe është një moment që duhet të ndodh. Është duke u kërkuar nga institucionet relevante ndërkombëtare, nga KB, nga BE. Kjo për të pasur një statistikë më të saktë mbi ekonominë e vendit, mbi pasuritë e vendit, mbi banorët rezident të vend dhe asnjëri nuk do të jetë përjashtues. Fillimisht do regjistrohemi ne, pastaj ata që janë jashtë përmes dokumenteve valide nga të afërmit e tyre këtu ose përmes Entit Shtetëror të Statistikave. Do të dihet sa janë rezident dhe jo rezident, por prapë të gjithë banorë të këtij vendi”, ka deklaruar kreu integrist. Sipas Ahmetit, shqiptarët nuk mund të dalin më pak se 25 për qind, aq sa ishin në vitin 2002, por edhe sipas përqindjes me Marrëveshjen e Ohrit.

Ndërkohë nga Presidenca nuk zbulon nëse ai do të nënshkruajë Ligjin mbi Regjistrimin. Ata thonë se ai është duke u konsultuar me ekspertë ligjorë dhe do të shpallë qëndrimin e tij këto ditë. Deri më tani, Pendarovski ka deklaruar se Maqedonia ka nevojë për një regjistrim, por pa ndërhyrje politike dhe me garanci se rezultatet e regjistrimit nuk do të jenë arsye për heqjen e disa të drejtave tashmë të fituara.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike Faton Aliti për Zhurnal thotë se regjistrimi i popullsisë është interes shtetërorë. “Pa të dhëna të sakta nuk mund të zhvillohen strategji afatgjata për politikat ekonomike, arsimore, sociale e të tjera. Njëkohësisht, është kërkesë eksplicite e Brukselit që i njëjti të kryhet gjatë vitit 2021. Prandaj, nuk besoj se është lojë politike a partive maqedonase. Më tepër më duket si lojë e DPMNE-së e cila nuk po zgjedh mënyra për të fituar pikë politik. Besoj se po përgatisin teren që për përqindjen më të lartë të shqiptarëve krahasuar me regjistrimin e fundit, të akuzohet zgjidhja ligjore e përgatitur nga koalicioni ‘Mundemi’ , BDI dhe partitë shqiptare opozitare. Sidoqoftë, është vetëm manipulim mbledhja e nënshkrimeve sepse nuk përfitohet asnjë e drejtë shtesë për të propozuar ndryshime dhe plotësime ligjore, nga ato që i kanë deputetët”, deklaroi për Zhurnal, Aliti. Ai konsideron se loja e partive maqedonase është e rrezikshme, dhe dëshmon se akoma një numër i madh i maqedonasve nuk munden dhe nuk duan ta pranojnë realitetin shqiptarë në Maqedoni.
“Kjo do të vazhdojë të mbetet kështu. Prandaj, pas regjistrimit, duhet të mendohet për ndryshim të rregullimit shtetërorë. Mendoj se zgjidhja më e mirë për Maqedoninë është shtet binacional me parlament me dy dhoma. Nuk është e domosdoshme të duhemi, por për të pasur shtet funksional, servitut i paanshëm për të gjithë qytetarët, është e domosdoshme të tolerohemi. Rregullimi i tanishëm shtetëror, nuk e garanton këtë tolerancë”, thekson Aliti. Ndryshe, sipas Ligjit të për Regjistrimi, ai duhet të kryhet nga 1 deri më 21 Prill. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...