Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Regjistrimi i rëndësishëm për bashkësinë e biznesit

Shkup, 12 shkurt – Nevoja për regjistrim është e pashmangshme duke pasur parasysh se në vend regjistrim nuk është bërë tashmë 20 vite. Regjistrimi duhet të bëhet rregullisht, në periudhë të përcaktuar prej më parë, me procedurë të definuar, të jetë gjithëpërfshirës dhe të bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare, konkluduan në takimin e sotëm të punës përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe përfaqësues të Entit Shtetëror të Statistikës.

Sipas tyre, informacionet e mara nga regjistrimi do të mundësojnë informacione shtesë për potencialet e tanishme dhe të ardhshme për zhvillim ekonomik, të cilat do të jenë në interes të madh për kompanitë gjatë definimit të politikave dhe aktiviteteve të tyre strategjike.

“Të dhënat nga regjistrimi do t’iu mundësojnë kompanive dhe autoriteteve të cilat i definojnë politikat ekonomike në vend, informacione thelbësore në disa domene, siç janë oferta dhe kërkesa e tregut, informacione për ofertën në tregun e fuqisë së punës përgjatë prizmit demografik dhe të dhëna të tjera të rëndësishme gjatë konceptimit të politikave të shëndosha dhe të targetuara mirë në interes të kompanive të cilat punojnë në vend. Të dhënat nga regjistrimi, përmes kryqëzimit me 268 hulumtimet e rregullta statistikore të cilat i zbaton rrjedhimisht ESHS, do të ofrojnë informacione të shumta për karakteristikat ekonomike të popullatës”, qëndron në kumtesë pas takimit.

Sa i përket mënyrës dhe metodologjisë sipas të cilave do të realizohej operacioni statistikor -regjistrimi, përfaqësuesit e kompanive nga Odat Ekonomike të Maqedonisë konsiderojnë se duhet të jetë në përputhje me qasjen standarde dhe me metodologjinë standarde dhe procedurën për zbatimin e regjistrimit në suaza botërore.

Në takim u diskutuan edhe disa tema me interes të përbashkët të të dyja palëve, të cilat do të mundësojnë avancimin e bashkëpunimit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Dezinfektohet dhe pastrohet tërësisht parkingu te Sh.F. Liria

Z H

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...