Regjistrimi i suksesshëm, rezultate për gjashtë muaj

Shkup, 1 tetor – Gjithsej 1.832.696 persona, 568,175 amvisëri dhe 837.255 banesa u regjistruan me Regjistrimin që përfundoi zyrtarisht dje, ndërsa zgjati 26 ditë, duke filluar nga 5 shtatori.

Në diasporë janë vetëregjistruar 204.805 shtetas të Maqedonisë, kryesisht nga vendet e Evropës Perëndimore, dhe shumë më pak nga vendet përtej oqeanit.

Rezultatet pritet të publikohen deri në fund të marsit 2022, gjashtë muaj pas përfundimit të Regjistrimit.

Siç kumtoi mbrëmë drejtori i Entit shtetëror për statistikë (ESHS), Apostol Simovski, numri i atyre qytetarëve që refuzuan të regjistrohen është i shpërfillë, por këto ditë do të mblidhet dhe do të dihet numri i saktë. Ndaj tyre do të fillojë procedura e përshtatshme. Numri është i shpërfillë, tha Simovski, dhe mund të shprehet në promilë, jo në përqindje.

“Regjistrimi është realizuar me sukses. Vendi tregoi se ka kapacitet të zbatojë një operacion të tillë statistikor. Të gjitha shtëpitë ishin vizituar, të gjithë qytetarët ishin pjesë e regjistrimit, ndërsa ata të cilët nuk ishin përfshirë, ndërsa janë pjesë e bazave të të dhënave, do të jenë pjesë e regjistrimit”, theksoi Simovski.

Ai informoi se me metodën e kombinuar të regjistrimit u mundësua ndjekja efikase e regjistrimit. Nga objektet e përfshira për jetesë, theksoi, 91 për qind ishin mjet i regjistrimit. Nëntë për qind të tjerë nuk janë për të jetuar.

“Me ndihmën e mjeteve teknike, u mundësua monitorimi efikas i regjistrimit dhe fushëveprimit të njësive të regjistrimit në terren. E shprehur në shifra, kjo do të thotë se 91 për qind e objekteve për jetesë të përfshira ishin mjet i regjistrimit, dhe nëntë për qind janë objekte të cilat nuk janë pjesë e regjistrimit. Të gjitha objektet që ishin pjesë e regjistrimit u vizituan disa herë. Aty ku, pas disa përpjekjeve, nuk u bë asnjë kontakt me qytetarët, ata u thirrën të regjistrohen në selinë komunale. Ata që nuk arritën ta bëjnë këtë do të jenë akoma pjesë e regjistrimit pasi pritet të jenë në disa nga bazat e të dhënave që do të përdoren në përpunimin e të dhënave, kështu që ne e dimë me siguri që kemi mbuluar plotësisht dhe me sukses popullsinë që aktualisht jeton në vend”, tha Simovski dhe njoftoi se fazat e ardhshme të regjistrimit do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.

Ai sqaroi se së pari, komisionet e rajoneve të regjistrimit duhet t’i finalizojnë aktivitetet përfundimtare – grumbullimin e llaptopëve, materiale të tjera të regjistrimit dhe kthimin e tyre në Ent, ndërsa pastaj do të fillojë procesi i përgatitjes së të dhënave sipas programit të përcaktuar dhe Planit të Veprimit.

Edhe kryeministri Zoran Zaev mbrëmë, nga karvani zgjedhor në Gjevgjeli, kumtoi se vendi pas 20 viteve, realizoi regjistrim të suksesshëm.

“Janë regjistruar mbi 99 për qind e qytetarëve, rreth 1,86 milionë qytetarë, 570.000 amvisëri dhe 840.000 njësi banesore. Treguam se kush ka kapacitet, e kush jo. Tani, në njërën dorë kemi NATO-n, ndërsa në dorën tjetër regjistrimin e suksesshëm. Këto janë projekte gjigante, të bëra në vepër”, nënvizoi Zaevi.

Sipas ministrit të drejtësisë, Bojan Mariçiq, regjistrimi është i suksesshëm, ndërsa numrat treguan se bojkotimi nuk gjeti mbështetje të madhe.

Unë jam i kënaqur që arritëm të realizojmë këtë operacion edhe përskaj të gjitha problemeve që u përballem. Të dhënat për qytetarët mirën në shtatë baza, që përfaqëson bazë për regjistrimin në terren. Urime deri tek Enti Shtetëror për Statistikë, sepse kanë bë përkushtim maksimal disa herë të shkojnë në disa vende për t’i bind qytetarët që të regjistrohen. Me të vërtet është i vogël numri i qytetarëve që kanë refuzuar të regjistrohen ose nuk janë përfshirë. Ata që nuk janë të përfshirë, nëse ka të tillë, janë në kufirin e gabimit statistikor dhe kjo ndodhë në të gjitha shtetet”, shtoi Mariçiq.

Ai shtoi se me këtë numër të qytetarëve të regjistruar, nuk ka nevojë që Ligji të kthehet në Kuvend dhe të debatohet, në kulmin e fushatës zgjedhore.

Aplikimet për regjistrim në vend dhe për vetëregjistrim të diasporës u mbyllën mbrëmë në orën 20:00. Kështu përfunduan aktivitetet e regjistrimit brenda Regjistrimit të Popullsisë, amvisërive dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021.

Enti Shtetëror për Statistikë në ditët në vijim duhet t’i bëjë kontrollet përfundimtare dhe të përmbledhë të dhënat, si dhe aktivitetet teknike për lehtësimin e borxheve të regjistruesve.

Regjistrimi i vitit 2021 u krye nën protokolle të rrepta shëndetësore dhe në kushtet e pandemisë KOVID, sipas një metodologjie të re të EUROSTAT dhe për herë të parë me një model të kombinuar – përveç mbledhjes së të dhënave drejtpërdrejt nga popullata në terren, u shfrytëzuan të dhëna edhe nga e ashtuquajtura baza e të dhënave para regjistrimit, ku duke futur numrin e identitetit të qytetarit në aplikimin e regjistrimit, të gjitha të dhënat që ekzistojnë për atë person në bazat e të dhënave në vend u tërhoqën automatikisht. 

Related posts

Shahpaska: Po bëjmë gjithçka për të lehtësuar jetën e qytetarëve

Z H

LSM: Sot 92 për qind e punëtorëve duhej të pushonin, ndërsa të tjerët të marrin mëditje më të larta

D V

Regjistrohen 13 raste të reja me Kovid-19, shtatë në Tetovë dhe gjashtë në Shkup

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More