Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Regjistrimi në fokusin e subjekteve politike

Shkup, 25 janar – Në pritje të nënshkrimit të dekretit të Ligjit për regjistrim nga presidenti Stevo Pendarovski, liderët e partive në pushtet shpjegojnë për publikun rëndësinë e këtij operacioni statistikor, i cili duhet të zhvillohet në vend pas 19 vjetësh nga 1 deri më 21 prill.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së përsëriti, se nuk sheh kurrfarë shkaqe për anulimin e regjistrimit që është paralajmëruar për prill të këtij viti, ndërsa pret që në fillim të javës presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ta nënshkruajë dekretin për Ligjin për regjistrim, ndërsa lidhur me qëndrimin e opozitës, vlerëson se i vjen mirë që më nuk e dëgjon thirrjen për bojkot dhe përkujton se VMRO-DPMNE-ja nuk ka nevojë të grumbullojë nënshkrime, pasi vetëm një deputet mund të parashtrojë ligj të ri ose ndryshim të ligjit tjetër.

“Absolutisht. Nuk shoh asnjë promil për anulimin e tij, për moszbatimin e tij, gjithkund, pra edhe te ne, e te ne edhe më shumë, pasi nuk kemi regjistrim në dhjetë vitet e fundit. Mua më vjen mirë që presidenti i shtetit edhe një herë me ekspertë, me një sy të paanshëm të shihet, të mos dalë pastaj ja pushteti pohon një, opozita, një pjesë e vogël, opozita maqedonase, kushtimisht thënë pohon tjetër, për këtë shkak opozita shqiptare votoi për ligjin. Edhe presidenti Pendarovski do të kumtojë, me siguri në fillim të javës së ardhshme, për qëndrimin e tij. Ky është syri i zgjuar i presidentit, duke nëshkruar dekrete për çdo ligj, e jo më për ligje të tilla të rëndësishme”, tha Zaev.

Kryeministri beson se është e qartë për të gjithë se sa i rëndësishëm është ky operacion statistikor dhe sa e madhe është detyra e të gjithë qytetarëve për zbatimin e tij.

Në një intervistë për mnjë televizion lokal, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti potencoi se të gjithë që jetojnë në vend dhe kanë pronë, do të regjistrohen. Ai bind se institucionet do ta kryjnë punën e tyre, pra të gjithë të cilët jetojnë në vend dhe jashtë vendit, do të përfshihen. Ahmeti, duke folur për këtë temë, sqaroi edhe si duhet të bëhet regjistrimi në diasporë.

“Lidhur me regjistrimin ka pasur debate, duke përfshirë edhe debate publike. Kjo është çështje statistikore, e jo ndërmarrje politike, e ky operacion patjetër duhet të përfundojë. Këtë prej nesh e kërkojnë institucione relevante ndërkombëtare, si OSBE-ja dhe BE-ja. Duhet të kemi statistikë më precize për ekonominë në vend, për pronën e vendit, për popullatën në vend dhe askush nuk do të përjashtohet. Fillimisht do të regjistrohemi këtu, e pastaj ata të cilët janë në vendet e huaja përmes dokumenteve valide nga farefisi i tyre këtu ose përmes Entit shtetëror për statistikë. Dihet sa jetojnë këtu, e sa jashtë vendit. Por megjithatë, të gjithë janë banorë të këtij vendi”, nënvizoi kryetari i BDI-së.

Për pritjet nga rezultatet, ai përmendi se shqiptarët nuk mund të jenë më pak se 25 për qind, sa kanë qenë edhe në vitin 2002. Numrin e elaboroi me konstatimin se shqiptarët kanë shkallë të natalitetit, i cili viteve të fundit është rritur.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski është hyri në një proces politik, e jo statistikor. Dëshmi e këtij pohimi, sipas tij, është se zëvendësdrejori i Entit Shtetëror të Statistikave ka të drejtë të vërë veton në rezultatet e regjistrimit.

Mucunski beson se Pendarovski do të nënshkruajë dekretin mbi Ligjin e regjistrimit dhe se mesazhi i tyre për të është që ai të konsultohet me ekspertë objektivë dhe të pavarur, për të cilët ai beson se do “të japin një pjesë të madhe të vërejtjeve të bëra nga VMRO-DPMNE”.

Ai theksoi se në vend ekzistojnë bazat e të dhënave të përshtatshme me të cilat mund të bëhet regjistrimi elektronik, i cili, sipas tij, mund të jetë më i besueshëm për sa i përket rezultateve, por edhe shumë më i lirë dhe më efikas.

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërnz, e ka përkrahur miratimin e Ligjit për regjistrim në Kuvend. Në intervistë për Zërin e Amerikës, ajo vlerëson se ky është një hap i rëndësishëm para, pasi në vend popullata dhe prona nuk janë regjistruar pothuaj 20 vite, ndërsa ky operacion statistikor është kyç për krijimin e politikave të ardhshme zhvillimore.

“Para se gjithash, shumë jam e lumtur që Ligji për regjistrim kaloi në Kuvend. Edhe më tepër që kaloi me përkrahje të dy partnerëve opozitarë, dhe koalicionit qeveritar. Ky është hap i rëndësishëm. Maqedonia e Veriut nuk ka pasur regjistrim pothuaj 20 vite, e kjo është shprehur ndaj procesit të udhëheqjes së politikave, pasi të dhënat e sakta për popullatën janë pjesë e rëndësishme në planifikimin e ardhmërisë. Presim që Qeveria të sigurojë që regjistrimin ta bëjnë profesionist, gjë që do të sigurojë informata të cilat do t’i ndihmojnë shtetit lidhur me ardhmërinë”, deklaroi Bërnz. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...