Regjistrimi në Maqedoni, ESHS vazhdon përgatitjet

Shkup, 10 korrik – Pas iniciativës së ngritur për anulimin e operacionit statistikor që planifikohet të zhvillohet në muajin shator, Enti Shtetëror i Statistikave vijon përgatitjet. Pas një jave pritet të shpallet konkursi për përzgjedhjen e 5000 regjistruesve dhe 500 instruktorëve rajonalë, ndërsa trajnimet dhe testimet do të realizohen gjatë muajit gusht

 

Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua një seancë përgatitore lidhur me Ligjin për regjistrimin, pas iniciativës së ngritur për anulimin e operacionit statistikor që planifikohet të zhvillohet në muajin shator, Enti Shtetëror i Statistikave vijon përgatitjet.

Pas një jave pritet që të shpallet konkursi për përzgjedhjen e 5 mijë regjistruesve dhe 500 instruktorëve rajonalë, ndërsa trajnimet dhe testimet do të realizohen gjatë muajit gusht. Drejtori i ESHS, Apostol Simovski, thotë se pavarësisht asaj që do të vendoset për zhvillimin ose jo të regjistrimit, ata janë duke u përgatitur për mbarëvajtjen e të gjithë procesit, sipas masave dhe protokollove më të rrepta për mbrojtjen e shëndetit.

“Enti është duke zbatuar detyrimin ligjor që ka, por as nuk mund të shtyjë apo anulojë zbatimin e procesit, është diçka jashtë kompetencave tona. Në këto kushte ne po vijojmë me përgatitjet, situata duket e favorshme, me numrin në ulje të rasteve me Kovid, me ritmet e shpejta të vaksinimit.., pra është një situatë e volitshme për t’u zhvilluar numërimi. Nga ana tjetër ne i kemi marrë të gjitha masat dhe kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të vaksinojmë edhe regjistruesit, sipas dëshirës”, thotë PËR koha, drejtori Simovski.

i siguron se procesi i regjistrimit në asnjë mënyrë nuk mund të rrezikojë jetën e qytetarëve, pasi janë hartuar protokolle të posaçme për pjesëmarrësit në të gjitha fazat e procesit të regjistrimit. Procesi i regjistrimit që është prolonguar prej disa vitesh, u shty për herë të fundit në muajin prill.

Për momentin në Kushtetuese vijon debati për të lejuar ose jo zhvillimin e procesit, përkatësisht nëse Ligji për regjistrimin është apo jo në kundërshtim me kushtetutën. Në seancën e zhvilluar në muajin maj, gjyqtarët kishin dilema nëse numërimi në pushtetet e pandemisë mund të shndërrohet në një kërcënim për jetën e qytetarëve dhe nëse në përgjithësi është në pajtim me standardet ndërkombëtare. Iniciativa u parashtrua nga Dimitar Apasiev i së Majtës, i cili në seancën e zhvilluar në Kushtetuesen u shpreh se Ligji i regjistrimit është i paqartë.

“Siguria ligjore e qytetarëve do të thotë që unë si qytetar nuk duhet të bombardohem nga normat skizofrenike, në kuptimin që një ligj t’më thotë se ju e keni për detyrë të mbroni shëndetin tuaj, do të thotë që unë nuk duhet të pranoj askënd në shtëpi gjatë një epidemie, ndërsa një ligj tjetër të thotë që nëse nuk merrni dikë në shtëpi gjatë një epidemie do të dënoheni, gjobiteni, etj. Pra, në një situatë të tillë ju keni një situatë abstrakte me norma të paqarta”, deklaroi Apasiev. 

Related posts

Këshilli Strategjik në MPJ: Paparashikueshmëria karakteristikë kryesore në skenën ndërkombëtare

N E

KEMM ndau shpërblime për storjet më të mira gazetareske gjatë pandemisë

Z H

Shtetësia, kalon komisionin për çështje evropiane – Ademi: Besojmë se Ligji do të miratohet së shpejti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More