Regjistrimi në Ohër në rrezik, nga 214 regjistrues janë paraqitur vetëm 80

Shkup, 24 gusht – Nesër skadon afati shtesë për paraqitje të regjistruesve rajonal. Rajoni i Ohrit është një nga më kritikët lidhur me kandidatët e paraqitur për regjistrues, transmeton Zhurnal.

 

Për momentin mungojnë 110 regjistrues maqedonas, 11 shqiptarë, 5 turq, 7 romë dhe 1 vlleh, ndërsa gjithsej nevojiten 214 regjistrues.

Kryeministri Zoran Zaev dje shprehu optimizëm për mbajtjen e regjistrimit dhe edhe një herë apeloi deri te qytetarët që të paraqiten në konkurs për regjistrues rajonal.

Ai paralajmëroi se përfitimet për regjistruesit do të jenë nga 25 deri në 40 mijë denarë.

Përndryshe rajoni i Ohrit përfshinë dy komuna, Ohrin dhe Debërcën. Sipas regjistrit administrativ, këto zona përfshijnë 59 vendbanime. Sipas regjistrimit në vitin 2002 ky rajon ka gjithsej 61256 banorë.//Zhurnal.mk

Related posts

Urim nga ministri bullgar për Punë të Jashtme Stoev me rastin e Ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

D V

Gjevgjelia dhe Demir Kapia sot regjistruan 43 gradë celsius, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

D V

Pavllova: Kompanitë të përqëndrohen në digjitalizimin dhe ekonominë e gjelbër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com