Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

REGJISTRIMI/ Qeveria mund shtyhet për në qershor, opozita kërkon të mbahet vitin e ardhshëm

Shkup, 4 shkurt – Pesëmbëdhjetë ditë pas miratimit të Ligjit për regjistrim dhe qëndrimit të fundit të Presidentit, Stevo Pendarovski se nuk do të ishte problem shtyrja e zbatimit të këtij operacioni statistikor dhe mbajtja e tij në maj ose qershor, dje edhe Kryeministri Zoran Zaev tha se një mundësi e tillë vlen të merret në konsideratë. Por, theksoj, vetëm nëse bëhet fjalë për shtyrje prej një ose dy muaj. Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, ndërkohë, ngurron të hyjë në debat për shtyrjen e këtij operacioni. Kuvendi, tha, ishte të miratohet ligj dhe kjo u bë. Për tjetër nevojitet  marrëveshje politike, tha Xhaferi. Opozita mbetet në qëndrimin se regjistrimi duhet të shtyhet për vitin e ardhshëm, ose nëse insistohet të bëhet në pranverë, të realizohet në mënyrë elektronike.

“Në verë e dimë që regjistrimi nuk realizohet. Shtatori është fushatë, tetori është një periudhë zgjedhore për zgjedhjet lokale. Le të mendojmë rreth një muaj, një muaj e gjysmë, për të përfunduar deri në mes të qershorit, unë shoh që opozita tashmë ka refuzuar, kështu që ta dërgoj mesazhin të jem përgjegjës dhe ta realizojmë regjistrimin”, tha Zaev, përcjell Zhurnal.mk

Regjistrimi, vazhdoi Kryeministri, është në përputhje me të gjitha standardet e Eurostat dhe të gjitha standardet ndërkombëtare.

“Një pjesë e bazave që janë të nevojshme për këtë operacion statistikor janë të pranishme në vend dhe i kemi. Disa baza elektronike të të dhënave do të përdoren për t’i krahasuar kontrollet në terren që do t’i bëjmë në mënyrë që ato të krahasohen. Në një pjesë nuk ka baza siç përmenda disa informacione dhe do të duhet të zbatohen në terren. Sigurisht kjo të jetë në përputhje me të gjitha protokollet shëndetësore. Më e pakta që mund të bëjmë për vendin në lidhje me këtë çështje është të jemi përgjegjës”, tha Zaev.

Ai tha se të gjithë aktorët në vend duhet të jenë përgjegjës dhe regjistrimi duhet të kryhet.

Detyra jonë është që të regjistrohemi të gjithë, ligji këtë e përcakton, kjo është gjithashtu praktikë ndërkombëtare, obligim i të gjithëve dhe apeloj përfshirjen e partisë më të madhe të opozitës në këtë operacion të përgjegjshëm, sepse pasojat e çdo fenomeni devijues që mund të ndodhë përmes sjelljes së papërgjegjshme, mund të jenë të pakorrigjueshme si pasoja.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një video intervistë për MIA-n dje deklaroi se që të shtyhet regjistrimi është i nevojshëm vendim politik. Megjithatë, ai pyet se në çfarë do të bazohej propozimi për shtyrjen e regjistrimit dhe nëse ka ndonjë vlerësim se pandemia Kovid-19 do të mbarojë në qershor ose korrik ose se situata do të jetë ndryshe.

“Kuvendi e miratoi Ligjin për mbajtjen e regjistrimit. Ka përcaktuar afate për të gjithë dhe në këtë moment mendoj se është e kotë të dilet me mendime të tilla ose të atilla. Nëse mendojnë se duhet të shtyhet, atëherë nevojitet vendim politik për këtë. Ky vendim politik duhet të ndryshohet në një zgjidhje ligjore. Dhe për sa kohë do të shtyhej ai regjistrim? Sipas asaj që dëgjoj të shtyhet për në qershor ose korrik. Në çfarë bazohet ai propozim? Në kontekstin e Kovidit, çfarë do të thoshte kjo? Ka ndonjëri informacione se në qershor, korrik pandemia do të përfundojë kështu që ne mund ta zbatojmë ose do të vijmë në zbrazëtirë ligjore dhe pastaj do të hyjmë në kaos ligjor. Po sikur të mos zbatohet në qershor ose korrik, nëse parakushtet janë të njëjta me ato të zgjedhjeve të vitit 2020, sepse vlerësuam që qershor-korrik situata do të jetë tjetër. Po, ishte ndryshe vetëm në një konotacion negativ”, tha Xhaferi, përcjell Zhurnal.mk

Sipas tij, shprehja politike si e tillë nuk është e mjaftueshme për vendim.

“Ekziston ligj ose do të bashkohen të gjithë për ta zbatuar ligjin ose do të ndodhë ajo që paralajmërojnë se do të ndodhë. Disa paralajmërojnë se po mbledhin nënshkrime, të tjerë thonë se ne të zbatojmë ligj, të tjerët thonë disa parakushte të tjera. Ky është tashmë një debat politik në të cilin unë, si kryetar i Kuvendit nuk do të doja të përfshihesha. Kompetencat e Kuvendit ishin të miratohet ligj”, thotë ndër të tjera, Xhaferi.

VMRO-DPMNE, dje, formalisht e filloi për heqjen e Ligjit për regjistrim që, siç tha lideri i Partisë, Hristijan Mickovski, është miratuar pa konsensus dhe pa respektim elementar të shëndetit të qytetarëve në kushte të pandemisë së rëndë.

Theksoi se një numër i madh i shteteve nga rajoni siç janë Bullgaria, Serbia, Kroacia, Rumania dhe Republika Federale e Gjermanisë vendosën ta shtyjnë regjistrimin për në vjeshtë apo pranverë të vitit 2022, duke mbajtur llogari dhe duke u kujdesur për shëndetin e qytetarëve.

“Shohim se fare nuk janë bërë ekipet regjistruese, as ndërkaq, trajnuesit e ekipeve regjistruese, ndërkaq duke i pasur parasysh kushtet pandemike në të cilat ndodhet shteti është e pamundur të trajnohen e me atë rast të mbrohet shëndeti i tyre. Nuk kemi vaksina me çka do t’i mbronim ata njerëz, dëgjojmë se vaksinat e para mundësisht do të arrinin në shtet në sasi modeste diku në fillim të marsit”, theksoi Mickoski.

Bëjmë thirrje, theksoi, nga Qeveria dhe drejt kompetentëve në Parlament ta pranojnë propozimin e opozitës për regjistrim elektronik.

“Mos e ekspozoni shëndetin e qytetarëve. Nuk ishit të aftë të sillni vaksina për ata që dëshirojnë ta mbrojnë shëndetin duke u vaksinuar, t’ua mundësoni atë, kësaj radhe së paku bëni regjistrim elektronik. Shëndeti i qytetarëve dhe jetëve të njeriut nuk kanë çmim. Lëreni këtë operacion statistikor për në pranverë të vitit 2022 ose guxoni dhe bëni regjistrim elektronik sipas standardeve të shteteve nga BE-ja. Kjo do të thotë se qytetarët do të kenë besim në atë operacion statistikor, nuk do të varemi nga nënshkrimi i dyfishtë politik dhe në fund të ditës do të mundemi ta zhvillojmë Maqedoninë tonë”, potencoi Mickoski. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

Koalicioni LSDM-BDI kritikohet nga partitë opozitare

D V

Lëvizja Besa përgatitet e vetme të del në zgjedhjet lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...