Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Regjistrohen 1.129 raste të reja me Kovid-19, ndërsa kanë vdekur 27 persona

Shkup, 13 prill – Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 1.129 raste të reja me Kovid-19 prej 4.045 testimeve të bëra. Janë shëruar 1.152 pacientë, ndërsa kanë vdekur 27 persona.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 143.162, numri i pacientëve të shëruar është 118.946, të vdekur 4.289, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.927.

Më së shumti të sapoinfektuar ka në Shkup – 458, pastaj në Manastir – 96, Kumanovë – 82, Prilep – 54, Veles – 47, Tetovë – 44, Kavadar – 36, Gostivar – 33, Shtip – 32, Koçan – 28, Kërçovë – 27, Ohër – 25, Strumicë – 22, Vallandovë – 18, Negotinë dhe Gjevgjeli nga 17, Strugë – 15, Radovish – 13, Resnje – 10, Berovë dhe Probishtipi nga 7, Sveti Nikollë, Kriva Pallanka, Dellçevë dhe Vinicë nga 6, Demir Kapi, Demir Hisar dhe Kratovë nga 3, Krushevë, Bogdanci dhe Pehçevë nga 2, Makedonska Kamenica dhe Dojran nga 1.

Prej të vdekurve, 12 janë nga Shkupi (60, 65, 66, 66, 69, 73, 74, 77, 78, 78, 79 dhe 82), tre persona janë nga Manastiri (60, 66 dhe 79) dhe Ohri (58, 66 dhe 77). Nga dy të vdekur nga Kumanova (59 dhe 75) dhe Tetova (54 dhe 68) dhe nga një person nga Prilepi (86), Velesi (56), Gostivari (76), Strumica (73) dhe Kërçova (63).

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...