Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Regjistrohen 112 raste të reja me Kovid-19, vdesin 13 pacientë

Shkup, 15 maj – Regjistrohen 112 raste të reja me Kovid-19 nga 4.196 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit. Kanë ndërruar jetë 13 pacientë, ndërsa janë shëruar 2.179 persona.

Nga të saposëmurët, 30 janë në Shkup dhe 13 në Kumanovë, përderisa në qytetet e tjera është vërejtur numër një shifror i të saposëmurëve. Kështu, në Kërçovë ka tetë raste të reja, në Manastir shtatë, në Radovish gjashtë, në Ohër pesë, në Prilep, Koçan dhe Makedonska Kamenicë nga 4, Tetovë, Veles, Kavadar, Strumicë, Dellçevë, Provishtip dhe Kratovë nga 3, Shtip dhe Negotinë nga 2 dhe në Gostivar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Vallandovë nga një rast.

Nga të vdekurit, tre janë nga Shkupi (66,75 dhe 90 vjet), nga dy persona nga Manastiri (85 dhe 89 vjet) dhe Strugë (76 dhe 85 vjet), dhe nga një person nga Kumanova (88 vjet), Tetovë (85 vjet), Ohër (66 vjet), Gostivar (69 vjet), Kavadar (71 vjet) dhe Koçan (55 vjet). Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në kushte shtëpie, ndërsa shtatë të tjerët në kushte spitali.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 154.636. Numri i pacientëve të të shëruar është 145.606, i të vdekurve 5.197, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.833. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 753.923 teste.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...