Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Regjistrohen 123 raste të reja me Kovid-19, gjithsej 17 persona të vdekur

Shkup, 13 mars – Regjistrohen 123 raste  të reja me Kovid-19 nga 2.598 teste të bëra në 24 orët e fundit. Kanë vdekur 17 persona prej të cilëve më i riu është 53 vjeç. Janë shëruar 3.803 pacientë.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, gjysma prej tyre ose 64 janë në Shkup, në Manastir janë regjistruar  shtatë raste të reja, në Kumanovë 7, Në Ohër 5, Në Prilep, Veles, Gostivar dhe Strumicë – nga 4. Tetovë 3, Shtip, Strugë, Koçan, Demir Hisar dhe Kratovë – nga 2. Nga një rast i ri është në Kërçovë, Gjevgjeli, Negotinë, Shën Nikollë, Kriva Pallankë, Radovish, Dellçevë, Vinicë dhe Makedonska Kamenicë.

Nga pacientët e vdekur, tre janë nga Kumanova (53, 61 dhe 82 vjeç),  nga dy të vdekur në Shkup (75 dhe 78 vjeç), Tetovë (68 dhe 85 vjeç), Manastir (62 dhe 94 vjeç) dhe Koçan (54 dhe 71 vjeç) dhe nga një person i vdekur në Prilep (68 vjet), Gostivar (72 vjet), Ohër (78 vjet), Strumicë (77), Radovish (73) dhe Vinicë (61 vjet). Tre kanë vdekur në kushte shtëpiake, ndërsa 14 në kushte spitalore.

Janë regjistruar 3803 pacientë të shëruar.

“Nga numri i tërësishëm i pacientëve të shëruar, 3564 janë paraqitur si raste pozitive në periudhën 01.01-31.03.021. Bëhet fjalë për persona të cilët nuk janë regjistruar deri tani si të shëruar në ISHP, ndërsa tek të cilët ka kaluar  20 ditë nga testi pozitiv.  Këto persona gjatë sëmundjes janë hospitalizuar ose nuk kanë pasur mjek amë ose kanë qenë me shtetësi të huaj dhe për këtë arsye nuk ka dalë propozim për shërim në shërbimet epidemiologjike  të QSHP-së”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shifra e tërësishme e personave të diagnostifikuar me KOVID në vend nga fillimi i epidemisë arrin 154.494, numri i të shëruarve është 143.069, ndërsa i të vdekurve është 5.168. Deri tani, janë bërë gjithsej 748.069 testime.

Numri i rasteve aktive arrin 6.257.

Postime të ngjashme

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

PDSH nesër mban Kuvendin e degës në Tetovë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...