Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Regjistrohen 62 raste të reja me KOVID-19, janë shëruar 245 pacientë, kanë ndërruar jetë 14 persona

Shkup, 16 maj – Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 62 raste të reja me KOVID-19, janë shëruar 245 pacientë, ndërsa kanë ndërruar jetë 14 persona, ndërsa janë bërë 2.557 teste.

Nga të saporegjistruarit 62 raste, në Shkup janë 33, Gostivar dhe Strumicë nga 4, Prilep, Manastir, Kavadar, Ohër dhe Kërçovë nga 3, Kumanovë dy dhe Tetova, Velesi, Koçani dhe Kratova secila nga një.

Nga pacientët e shëruar nga Shkupi janë 148, Manastir – 17, Strumicë – 15, Vinicë – 9, Koçan – 8, Kërçovë – 7, Prilep, Tetovë dhe Shtip – nga 6, Kumanovë – 4, Veles dhe Berovë – nga 3, Gostivar , Sveti Nikollë, Dellçevë, Vallandovë dhe Pehçevë – nga 2, Resnjë, Radovish dhe Krushevë – nga 1.

Janë regjistruar gjithsej 14 të vdekur: 6 nga Shkupi (58, 60, 63, 72, 82 dhe 83 vjet), 3 persona nga Tetova (69, 74, 79 vjet), 2 persona nga Gostivari (62 dhe 77 vjet) nga një person nga Kumanova (60), Kërçova (74) dhe Manastir (68). Nga ata që u raportuan, 4 vdiqën në shtëpi dhe 10 të tjerët në spital.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 756.480 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.698, numri i pacientëve të shëruar është 148.851, i të vdekurve është 5.211, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.636.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...