Regjistrohen sërish mbi 1000 raste në Maqedoni, humbin jetën 27 persona

Shkup, 26 gusht – Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 5.982 testime janë regjistruar 1.082 raste të reja me coronavirus.

 

Prej rasteve të reja 406 janë në Shkup, Kumanovë 93, Tetovë 87, Gostivar 72, Strumicë 70, Kërçovë 57, Prilep dhe Veles 32, Kavadar Ohër dhe Strugë 24, Manastir 23, Shtip 21, Radovish 18, Resnjë 15, Koçani 14, Gjevgjeli dhe Dellçevë 9, Sveti Nikole, Kriva Pallankë dhe Vinicë 7, Dibër 6, Makedonski Brod 5, Negotinë dhe Kratovë 4, Vallandovë 3, Probishtip, Krushevë dhe Makedonska Kamenica 2, dhe nga 1 në Dojran, Bogdanci dhe Pehçevë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 492 pacientë dhe 27 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur shtatë janë nga Shkupi, gjashtë nga Tetova, pesë nga Gostivari, tre nga Kërçova dhe nga një në Kumanovë, Prilep, Ohër, Shtip, Strumicë dhe Makedonski Brod.

Ndryshe që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni gjithsej janë diagnostifikuar 172.657 pacientë, ndërsa prej tyre 153.640 janë shëruar dhe 5.782 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 13.235.

Related posts

LSDM: Identiteti maqedonas është i garantuar, nuk ka nevojë për rezolutë

D V

Zgjerimi bëhet qëllim strategjik edhe për BE-në edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor

Z H

Takim i ministrit Spasovski me ambasadorin çek Toman

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More